Superliga, një nga 7 kampionatet me moshën më të re të futbollistëve

Superliga, një nga 7 kampionatet me moshën më të re të futbollistëve

Superliga shqiptare është një nga shtatë kampionatet në botë që ka mesataren e moshës së futbollistëve poshtë 25 vjeç. Ekzaktësisht mosha mesatare e Superligës është 24.99 vjeç.

Vendet e tjera që janë më mirë në këtë klasifikim janë Holanda, Kroacia, Malin e Zi, Sllovakia, Letonia dhe Kirgizistan. Për të përforcuar këtë statistikë mjaft interesante vlen të përmendet edhe fakti se në kampionatin tonë nuk ekzistojnë rregulla në lidhje me aktivizimin e lojtarëve të rinj në një ndeshje. Të dhënat e platformës “ËyScout” i janë referuar 73 kampionateve të ndryshme në botë për sezonin e kaluar dhe për sezonin aktual (pjesën e dytë të 2020-s) duke pasur parasysh që ka edhe kampionate që e nisin sezonin në muajin shkurt dhe e mbyllin në nëntor (për shembull vendet e Amerikës së Jugut dhe vendet skandinave).

Duke i hedhur një sy më në detaje këtyre statistikave vëmë re se Apolonia është skuadra që për momentin ka moshën mesatare më të re në këtë kampionat (22 vjeç), ndërsa Teuta është skuadra me moshën mesatare më të lartë (28.5 vjeç).

Kjo është renditja e skuadrave sipas moshës mesatare për sezonin 2020/21:

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm

Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm