Banorët e Myselimit dhe Bardhajve kanë shprehur vlerësimin për gatishmërinë dhe punën e strukturave të angazhuara në përballimin e zjarrit që përfshiu zonën dhe rrezikoi banesat.

Sipas tyre, ndërhyrja e koordinuar nga toka dhe ajri, si dhe puna e pandërprerë gjatë natës, kanë qenë vendimtare për izolimin e vatrave më të rrezikshme, mbrojtjen e banesave dhe shmangien e dëmeve më të mëdha.

Ndërkohë, banorët kërkojnë që organet e drejtësisë të hetojnë deri në fund shkaqet e zjarrit dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore personat përgjegjës.

“Mbrëmë ka qenë një natë e vështirë për tërë fshatin dhe zonën e Myselimit.”

“Kam ardhur mbrëmë te familja dhe kur kam parë zjarrin këtu mbrapa bashkë me fëmijët... zjarrfikësja na ka ndenjur gati, shyqyr që nuk mori flakë tërë shtëpia.”

“Situata ka qenë dramatike, jemi rrezikuar i gjithë fshati. E dënojmë unë e gjithë fshati që është një masakër, është një dëm që i ka sjellë fshatit. Kërkojmë që shteti të vërë personat përgjegjës para ligjit”, shprehen disa prej banorëve.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 2 helikopterë për vatrën në Bardhaj-Myselim të Shkodrës, banorët: Përgjegjësit të vihen para ligjit! Dalin nga kontrolli flakët në Tërbun (VIDEO)