Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të dielë raundin e 22-të me dy ndeshjet e mbetura. Vllaznia fitoi 0-1 kundër Teutës dhe mbetet në krye të renditjes, ndërsa Tirana mori fitoren e dytë radhazi dhe lë fundin e klasifikimit, duke parë 'dritë në fundin e tunelit'.
Në "Niko Dovana" të Durrësit, Vllaznia mike fitoi 0-1 kundër Teutës. Një gol i Esat Malës në minutën e nëntë të ndeshjes i dha tri pikë shkodranëve. Vllaznia vuajti, por në fund ia doli të merrte një fitore shumë të vlefshme që e mban në krye të renditjes me 42 pikë, tre më shumë se AF Elbasani i vendit të dytë. Gjatë pushimit mes pjesëve nuk munguan konfliktet mes tifozerive, por u shmang një përplasje mes tyre.
Në Rrogozhinë ishte KF Tirana që ia doli të merrte fitoren 0-1 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias. Goli i kapitenit Redon Xhixha (minuta 41) vendosi ndeshjen duke bërë që Tirana pas shumë javësh të lërë fundin e renditjes dhe me 20 pikë të mbajë pozitën e nëntë, aq sa ka edhe Bylisi (vendi 8). Xhixha luajti vetëm një pjesë, pasi nuk mundi të vijonte për shkak të problemeve fizike. Tirana vijon me paraqitjet e mira, duke mos pasur asnjë humbje në vitin 2026. Nga ana tjetër, pas katër ndeshjeve këtë vit kalendarik, Egnatia nuk ka asnjë fitore dhe zbret në vendin e tretë.
Superliga shqiptare e futbollit, raundi 22:
E shtunë, 31 janar 2026
13:30 Vora 0-0 Flamurtari
16:30 Partizani 2-2 AF Elbasani
19:00 Dinamo 0-0 Bylis
E diel, 01 shkurt 2026
16:30 Egnatia 0-1 Tirana
16:30 Teuta 0-1 Vllaznia
Renditja:
Komente












