Supermarketet, farmacitë dhe çdo biznes që lejohet hapur edhe pas orës 13:00 /LISTA e PLOTË

Supermarketet, farmacitë dhe çdo biznes që lejohet hapur edhe pas orës 13:00 /LISTA e PLOTË

TIRANË - Të gjitha bizneset që janë në listën e aktiviteteve tregtare të lejuara për të qëndruar hapur në gjendjen e emergjencës krijuar nga COVID-19, duke respektuar rregullat mbrojtëse nga koronavirusi, mund të qëndrojnë hapur edhe pas orës 13:00, pavarësisht nga fakti që shumica e qytetarëve nuk mund të shkojnë drejtpërdrejt për shkak të kufizimit të qarkullimit për këmbësorët. 

Kështu, supermarketet, farmacitë, aktivitetet tregtare me shërbime të domosdoshme për qytetarët, përcaktuar në tabelën që Shqiptarja.com, publikon të plotë, mund të qëndrojnë hapur përtej fashës orare 13:00, ka deklaruar në një intervistë televizive ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj njëherazi përgjegjës për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Deri më tani aktivitetet që i lejohet të rrinë hapur në këtë situatë, kanë respektuar fashën orare 05:00 - 13:00 nisur edhe nga fakti që qytetarët e zakonshëm nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia pas këtij orari. Por më kryesorja, nisur edhe nga një keqkuptim i këtij urdhri, duke u frikësuar se mund të gjobiteshin nëse e vazhdojnë aktivitetin edhe pas orës 13:00.

Orari i kufizimit 05:00 - 13:00 është për qytetarët që duhet të dalin nga shtëpia për të bërë pazare, tha Arben Ahmetaj.

Në urdhrin e datës 20 mars nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, saktësohet në urdhër se nga ora 13:00 e së shtunës, deri në 05:00 të mëngjesit të së hënës, pra gjatë gjithë së dielës, do të qëndrojnë mbyllur të gjitha aktivitetet që janë në listën e lejuar, dhe po ashtu nuk do të lejohet qarkullimi i qytetarëve në asnjë fashë orare, përjashto forcat e policisë, ushtritë, njësitë kritike shtetërore që duhet të jenë në detyrë në përballimin e situatës me pandeminë, si dhe media. 

Ndërkohë, urdhrit të 20 marsit i është bërë shtesa e fundit më 28 mars 2020, me pjesën që nga shtëpia duhet të dalë vetëm një anëtar i familjes dhe kjo, vetëm pasi të ketë marrë leje në sistemin online e-Albania dhe të presë konfirmimin zyrtar me email apo në numrin e telefonit. Me urdhin e ri, ndalohet dalja nga shtëpia e pensionstëve, të cilët shërbimet do t'i marrin në banesë nga autoritetet përkatëse duke kërkuar ndihmë në numrat e vendosura nga bashkitë respektive. 

Urdhri i 20 marsit 2020

Urdhri i dyte, 28 mars 2020

Nga 140 aktivitete ekonomike, vetëm 34 nuk do të lejohet që të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ndërsa pjesa tjetër prej 106 aktivitetesh do të lejohen të qëndrojnë hapur edhe përtej orës 13:00.

Aktivitetet që lejohen janë tatimpaguesit qe kryejnë aktivitet ne fushën e prodhimit bimor dhe shtazor, përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimeve te drurit, prodhimit te tekstileve, prodhimit te produkteve kimike, produkteve farmaceutike, prodhimit te mineraleve, prodhimi i produkteve elektronike, prodhimi i produkteve elektrike,prodhimi i mobileve,prodhimi i energjisë, prodhimi dhe furnizimi me ujë, si dhe shërbimet e pastrimit, ndërtimit te ndërtesave, punimeve inxhinierike te përcaktuara ne tabelën me poshtë te cilat kane statusin Lejohen.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 31/03/2020 17:09

    Bizneset nuk kane nje njoftim zyrtar per llojet e aktiviteteve qe lejohen dhe cilat jo. Qarkullojne vetem foto dhe tabela exceli ne media. Urdheri 193 i ministrise duhet te botohet ne fletore zyrtare. Policia qe ka per te detyre te zbatoje urdhrin vendos ne menyre arbitrare cilet biznese punojne dhe cilat jo

    Përgjigju
  • Lush [email protected]: 31/03/2020 09:28

    Lista per bizneset esht e papranueshme dhe ju po beni show,duke i genjyer dhe duke i mashtruar shqiptarer,asnje nga ato biznese nuknja sheh hjarin punes,pervec supermaketeve dhe farmacive,te tjerat pa perjashtim jan te falimentuar pasi esht nderper cdo qarkullim.

    Përgjigju
  • Lush kola: 31/03/2020 09:25

    Po ne qe kemi autoservis,pse duhet te dalim ne pune kur makinat jan te kufizuara,apo vetem per te paguar rrogat e punetoreve dhe qerat e objekteve,qe ti nxjerrim nga xhepat.

    Përgjigju
  • Edmond Basha: 30/03/2020 22:51

    Po ne qe duam 1 ore te shkojme ne supermarket si do ja bejm per kthimin a e keni mebduar...dhe mbi te ghitha nuk na lejojn as te marim mjetin qe kemi....

    Përgjigju
  • Jani kolecaj: 30/03/2020 20:35

    Pershendetje jam nga lezha te shtune tha arben ahmetaj qe lejohet pas ores 13 ndertimi shkume sod dhe na thane deri ne oren 13 si funksjonon kjo pune

    Përgjigju
  • albert: 30/03/2020 18:49

    po ku thuhet qe levizja duhet te jete vetem nje ore? Ketu thote qe nje anetar i familjes duhet te kete leje por jo se sa zgjat leja.

    Përgjigju
  • Vlora: 30/03/2020 18:03

    Po klinikat dentare lejohen te hapen?

    Përgjigju
  • Andon: 30/03/2020 15:06

    Ne jemi kanidat per Europ ,te presim can thot babai I socjalisteve rama dhe pastaj te vendosim hahhah

    Përgjigju
    • Dem Demi: 30/03/2020 15:31

      O Andon "BEJ", Edi Rama nuk eshte babai i Sicialisteve dhe ironise tende, por nje Misionar i perkoheshem per te bere sa me shume ne te mire te Shqiperise e shqipetareve drejte rruges per ne BE, rruge qe ka dhe fatkeqesi natyrore si Termeti i 26 Nentorit te shkuar, apo Coronavirusi i tanishem qe nuk e di Shkenca Boterore se sa do zgjas e sa do marri per ne Boten tjeter. Mos je gje zotrote KANDIDAT per Boten tjeter dhe te ka ngelur vetem ironia keto dite te fundit. Mos harro, se dhe do gabime do i pranojme se, KUSH PUNON DHE GABON, apo Jo o Andon PD_ja+LSI_ja.

  • Ilir: 30/03/2020 14:55

    Po shitsja e marketit qe nuk ka liri dalje pas ores 13.00 si do kthehet ne shtepi??????

    Përgjigju
    • Andon: 30/03/2020 15:10

      Nuk besoj se I bezdis policia ato we punojn , per te miren e popullit e kan , esht dicka me e madhe se virus . Dine me shume se ne kan rezervat e Tyre .

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama me Diasporën: Vota e emigrantëve premtim i realizuar, Inteligjencë Artificiale për shërbimet ndaj shqiptarëve, njohje e pensioneve

Rama me Diasporën: Vota e emigrantëve premtim i realizuar, Inteligjencë Artificiale për shërbimet ndaj shqiptarëve, njohje e pensioneve