Emisioni i mëngjesit ‘Shtypi i ditës dhe ju’ në Report Tv është shoqëruar me surpriza dhe të qeshura, teksa në studio ishte dhe Edison Ypi. Ypi ka zhvilluar bashkëbisedim me telefonuesit, ashtu siç tashmë ndodh në disa ditë të javës në Report Tv, ku ka qenë një ‘i paftuar’ që ka ndërhyrë, duke krijuar një sfond ndryshe në emision.

Bëhet fjalë për një gjel, që këndonte teksa telefonuesi po bisedonte me Ypin. Ky i fundit, duke pëlqyer shumë këtë çast, e ka quajtur telefonuesit të jashtëzakonshëm, që i këndon gjeli nga mbrapa, duke i dhënë kohë të flasë sa të dojë.

“O sa i mirë qenke ti ore. Ty të këndon gjeli nga mbrapa. Ti je telefonuesi më i jashtëzakonshëm, ti meriton kohë, fol, fol si të duash”, i tha Ypi qytetarit.

Më tej, Edison Ypi foli dhe për luftën ndaj korrupsioni dhe kapjen e ‘peshqve të mëdhenj’, ku tashmë është krijuar ideja se ata do të kapen nga ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin. Ypi sqaroi qytetarët se ‘peshqit’ nuk i zë Lue Vlahutin, por ata na nxisin që t’i zëmë ne.

“Peshqit nuk i zë as LU dhe as Vlahutin, këta na nxisin neve t’i zëmë peshqit”, theksoi Ypi.

Edison Ypi prej disa ditësh ka nisur një bashkëpunim me Report TV si i ftuari i nderit për të komentuar në disa ditë të javës shtypin e ditës dhe bisedat me qytetarët në krah të gazetarit Andi Kapxhiu (nga ora 07:00 deri ne 8:30).

d.c./shqiptarja.com