Surprizat e para të nominimeve Oscar,
kryesojnë Felicity Jones dhe Rosamund Pike

Surprizat e para të nominimeve Oscar,<br />kryesojnë Felicity Jones dhe Rosamund Pike
Ky ka qenë viti më produktiv për aktorët e rinj që ka rritur industria hollywoodiane ndaj eventi më i madh i çmimit Oscar i cili do të mbahet më 22 shkurt këtë vit mund të ketë risi nga më të ndryshmet.

Felicity Jones dhe Rosamund Pike janë aktorët kryesues britanikë në nominimet për çmimin Oscar.

Felicity Jones dhe Rosamund Pike janë nominuar për herë të parë në këtë event në kategorinë Best Actress me filmat The Theory Of Everything dhe Gone Girl.

rosamund pike

Ato do të jenë kundër Marion Cotillard me filmin Two Days, Reese Witherspoon me Wild dhe Juliane Moore me Still Alice.

Ndërsa, Keira Knightely është nominuar për çmimin Best Supporting Actress me filmin Benedict Imitation Game duke ironizuar me këtë nominim pasi në të vërtetë Keira është një veterane në skenën e xhirimeve me 10 vite eksperiencë.

Jashtë nderimeve të nominimeve për Best Actor nuk ka mbetur as Eddie Rednayne i cili ka impresionuar audiencën me filmin The Theory Of Everything.

Eddie do të vihet përballë Michael Keaton me filmin Birdman, Bradley Cooper me American Sniper dhe Steve Carrel me Foxcatcher.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois