Surprizohet në prag të festës, gjen pas 28 vitesh shokun e kurbetit, 65-vjeçari: S’e besoja që do më mbante mend! Gëzim Pepa: Vitin e Ri do ta festojmë bashkë

TIRANË- Surprizë në vigjilje të Vitit të Ri, “Pa Gjurmë’’ në Report TV bashkon dy shokët pas 28 vitesh. Pak ditë më parë Rexhep Alliu u drejtua me një letër në adresë të programit, ku kërkonte ndihmë për gjetjen e Gëzim Pepës nga Elbasani, me të cilin ishte njohur në Greqi, por kishte humbur kontaktet në vitin 1994. Ftesës për t’u bërë pjesë e programit Rexhep Alliu iu përgjigj pa asnjë hezitim, teksa udhëtoi nga Greqia për të qenë i pranishëm në studio. Pas informacioneve që mbërritën në redaksinë e emisionit për Gëzim Pepën, të dhënat bënë që stafi i ’’Pa Gjurmë’’ t’i drejtohej qytetit të Elbasanit, aty ku u mësua se Gëzimi apo Xhimi siç njihej në rrethin shoqëror, ishte administrator i një kompleksi sportiv.

Momente emocionuese si do ta priste Gëzimi lajmin për shokun e tij të vjetër, që e kërkonte pas 28 vitesh. Dashamirës ndaj kërkesës së bërë, ai pranoi të takohej me Rexhepin edhe pse për shkak të emocioneve refuzoi të ishte i pranishëm në studio. Puntatën e kësaj të enjte ky lajm i mirë iu përcoll “live” në studio 65-vjeçarit Rexhep Alliu, i cili ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij Liljana. Ai shtangu teksa moderatorja e emisionit Odeta Dume i tregoi imazhin e sotëm të Gëzimit. Ai pa për herë të parë pas shumë vitesh foton, ndërsa në fillim nuk e njohu imazhin e djalit që e takoi në moshën 19-vjeçare, e që sot është bërë burrë.

Odeta Dume: Është ai apo kemi gjetur një Gëzim Pepa tjetër?
Rexhep Alliu: Nuk e di, si ai më duket, por ai ka qenë me kaçurrela, tani s’paska flokë i kanë rënë
Odeta Dume: Po edhe ti Rexhep ja shiko si ke qenë, ke ndryshuar shumë dhe ti
Rexhep Alliu: Po, po. Ai është 100%. E dalloj nga sytë dhe nga hunda, nga balli

Minutat në vijim ’Pa Gjurmë’ shfaqi intervistën e realizuar në Elbasan me Gëzim Pepën. Emocione të papërshkrueshme për 65-vjecarin, i cili nuk i mban lotët kur në ekran shfaqet Gëzim Pepa, i cili rrëfen edhe ai miqësinë e të dyve.

Bashkëshortja e Rexhep Alliut: Ai qenka
Odeta Dume: Ju pret në Elbasan të shkoni. Rexhep të shoh të enocionuar me lot në sy. Je gati ta marrim në telefon?
Rexhep Alliu: Po, si të doni ju

Një tjetër surprizë në këto prag festash kur ’Pa Gjurmë’ lidhet me telefon nga Elbasani me vetë Gezimin i cili përshëndetet ngrohtësisht me Rexhepin në studio.

Odeta Dume: Përshëndetje Gëzim, jam Odeta nga emisioni ’Pa Gjurmë’
Gëzim Pepa: Përshëndetje!
Odeta Dume: Jam këtu me Rexhepin, mund t’i flasësh.
Rexhep Alliu: O Gëzim si je?
Gëzim Pepa: Rezhep ku je mor burrë, pse nuk erdhe?
Rexhep Alliu: Po ja jemi ketu tani dhe do vijmë aty së shpejti. Sot do takohemi
Gëzim Pepa: Rexhep mos ik në Greqi pa më takuar
Odeta Dume: Është emocionuar shumë Rexhepi
Gëzim Pepa: Edhe unë jam shumë i emocionuar, se kam vite pa e parë
Rexhep Alliu: Do takohemi do bisedojmë. Odeta, faleminderit juve për këtë surprizë, jam shumë i lumtur. Më bëhet qejfi që edhe ai është mirë aty në Elbasan e gjejmë. Një gëzim i madh edhe për mua.

1640880696_1640879094PGJ.jpg

Gezim Pepa dhe Rexhep Alliu

 

 

VIDEO-Momenti i lajmit te gjetjes

 

 

VIDEO emisioni i plote

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë