Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar edhe ditët e sotme. Dy lëkundje 5.1 dhe 4 ballë janë ndjerë mesditën e sotme. Sizmiologët Llambro Duni dhe Rexhep Koçi kanë shpjeguar në lidhje telefonike për Report Tv se ato janë pasgoditje të tërmetit 6.4 ballë të tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës dhe janë gjithëmonë të një shkalle më të ulët se lëkundja e parë.
Sizmologu Alessandro Amato, drejtues i Qendrës ‘Alert Tsunami’ të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve: Me një fuqi të tillë mund të kishte treqind viktima. Nuk mund të thuhet se "shkoi mirë", por sigurisht që mund të kishte qenë edhe më keq".
"Zona ballkanike kishte qenë tashmë aktive prej dy muajsh, siç ishte rasti i tërmetit të gushtit në Amatrice, në Itali me magnitudë 6.0, i cili u pasua nga ai i 30 tetorit me magnitudë 6.5 (si ai i Durrësit).
Apeninet dhe Alpet Dinarike janë dy anët e së njëjtës pllakë, pllaka e Adriatikut, një grup blloqesh gjeologjike që lëvizin drejt veriut dhe rrotullohen në të kundërt.
Po pse fërkimi mes tyre nuk shkaktoi tërmet edhe në Itali?
“Pllakata përfshin 1.000 km por është e përbërë nga disa blloqe. Tërmeti i vitit 2016 në Itali përfshiu një zonë prej rreth830 km duke prekur zonën e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Në 100 vitet e fundit ka pasur 7 tërmete me madhësi mbi 6 ballë. Më i forti, në vitin 1979 në Mal të Zi me magnituda 6.9 me 135 viktima dhe 100 mijë persona të zhvendosur. Në Itali sistemi i goditjeve ndodhi edhe në Umbria në vitin 1997, L'Aquila në vitin 2009 dhe Umbria në vitin 2016”.
Si do të shkojnë ditët e ardhshme?
Sipas Alessandro Amato, drejtues i Qendrës ‘Alert Tsunami’ të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologëve: E keqja më e madhe kaloi. Do të ketë lëkundje të vogla që do të vazhdojnë me muaj. Kjo është normale. Me kalimin e kohës lëkundjet zvogëlohen në numër dhe madhësi.
Në orët e fundit, Shqipëria është tronditur nga një sekuencë e vazhdueshme e tërmeteve të fortë, më e forta e të cilave ndodhi në orën 02.54 më 26 nëntor, me përmasë 6.4 shkalla Rihter. Tërmeti u ndje gjithashtu në rajonet jugore të Italisë, veçanërisht në Puglia, Campania, Molise dhe Basilicata. Prof. Giuliano Panza, profesor i Sizmologjisë në Universitetin e Triestes, anëtar i Akademisë Kombëtare të Shkencave dhe Akademisë Evropiane, asaj ruse dhe profesor nderi i Universitetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës së Pekinit, ka analizuar atë që po ndodh në Ballkan.
"Sizmiteti i Shqipërisë karakterizohet nga një aktivitet intensiv i tërmeteve të vegjël dhe të mesëm e rrallë të fortë. Për pjesë të ndryshme të territorit, duke filluar nga kohërat e lashta, janë raportuar ngjarje të mëdha sizmike, të cilat kanë shkaktuar edhe dëme të mëdha. Ngjarjet e mëdha janë të rralla por kanë pasoja të rënda. Tërmetet më shkatërruese dhe në të njëjtën kohë ato me madhësinë më të madhe për Shqipërinë gjatë shekullit të kaluar kanë qënë ai i Shkodrës, i 1 qershorit 1905 (Magnitudë 6.6), tërmeti i Liqenit të Ohrit i 8 shkurtit 1911 me magnitudë midis 6.4 dhe 6.7, tërmeti i Tepelenës i 26 nëntorit 1920 me një madhësi midis 6.0 dhe 6.4, tërmeti Durrësit i 17 dhjetorit 1926 me një madhësi midis 5.8 dhe 6.2, dhe tërmeti i Dibrës më 30 nëntor 1967, tërmeti i 15 prillit 1979 me një magnitudë midis 6.6 dhe 7.2 dhe ndonjë tjetër ndër vite.
Zonat sizmogjenike më të rëndësishme në vend janë: zona sizmogjenike jonike-Adriatike gjatësore, zona sizmogjenike gjatësore Mat-Mokër-Bilisht, zona sizmogjenike Drin-Ohër-Korçë, zona ndër-sizmogjenike Shkodër-Pejë, zona transversale e Lushnjë-Elbasan dhe ajo transversale Vlorë-Tepelenë".
Prof. Giuliano Panza thotë se tërmetet e ditëve të fundit në Shqipëri, (Durrës –Thumanë) kanë qënë të ndikuar nga tërmeti i Kretës në Greqi, i disa muajve më parë. Aktivizimi i aktivitetit sizmik të këtyre ditëve ka të bëjë me një hark që shkon nga Greqia në Serbi dhe zonat fqinje por që ka kulmuar në Durrës. Polarizimi në Adriatik, në rrafshin horizontal, i sistemit sizmik të lëvizjes së tokës, shpjegon dëmet e mëdha të shkaktuara. Gjithsesi situata më e keqe ka kaluar. Piku ishte në 26 nëntor. Goditje të tjera do shoqërojnë ditët që do të vijnë. Intensiteti i tyre do vij duke u zvogëluar derisa pllakat tektonike të gjejnë qetësi”.
Vetëm pak minuta më parë një pasgoditje tjetër ka rënë në detin Adriatik pranë kepit të Rondonit. Sizmiologu, Rexhep Koçi në një lidhje telefonike për Report Tv ka deklaruar se këto pasgoditje janë normale pasi aktiviteti sizmik po vijon. Sizmiologu ka shpjeguar se pas goditjes kulminante të 26-nëntorit, vetëm tre goditje kanë qenë rreth 5 rihter, ndërsa të tjera kanë qenë gjithmonë e më të vogla. Ndër të tjera sizmiologu ka deklaruar se nuk ka vend për panik pasi shkalla e këtyre lëkundjeve është në rënie.
"5.1 rihter. Ishin të pritshëm për shkak se janë pasgoditje. Nuk parashikohen. Por magnituda nuk ka qenë afër tërmetit të parë. Vetëm tre goditje kanë qenë 5, ndërsa të tjerët kanë qenë më të vegjël. Ajo zonë është ende aktive dhe do të gjenerojë ngjarje sizmike. Nuk ka vend për panik. Magnituda ka qenë shumë larg asaj të parë, kjo është normale. Është e vërtetë që shkakton stres. Por nuk është e thënë se do të ketë gjithmonë dëme. Tirana nuk është e rrezikuar." ka thënë Rexhep Koçi.
Një tjetër lëkundje sapo është ndjerë në vendin tonë. Kjo pasgoditje ishte e fortë dhe është ndjerë në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera. Lëkundja sipas EMSC ishte e shkallës 5.17 rihter
Dy lëkundje të tjera të njëpasnjëshme janë ndjerë në Durrës vetëm pak minuat më parë. Lëkundja e fundit ka rënë në orën 10 e 25, teksa ka qenë me magnitudë 4.0. Sipas ekspertëve këto paslëkundje janë normale duke patur parasysh edhe situatat e mëparshme me tërmetet.
Sizmiologu Llambro Duni ka shpjeguar lëvizjen e tokës me 10 centimetra në Durrës pas tërmetit të 26 shtatorit. Ai tha se një lëvizje e tillë është e natyrshme. Duni tha se do ketë pasgoditje të mëtejshme, por nuk mund të parashikohet intensiteti i tyre.
"Mekanizmi që ka gjeneruar këtë tërmet është se kemi dy blloqe, një sipër dhe një poshte. Pas tërmetit blloku sipër ka lëvizur poshtë dhe është e natyrshme një lëvizje e tillë.
Si e kemi thënë për momentin njerëzit duhet të ndjekin me vëmendje këshillat pasi çdo lëkundje mund të ndikojë. Kjo është një ngjarja që nuk ndodh prej 40 vitesh në Shqipëri. Sa i takon numri të pasgoditjeve, sa më shumë pasgoditje të ketë, aq më mirë është se shkon toka në vend. Do të ketë pas goditje të mëtejshme. Nuk mund të parashikoj. Jemi duke monitoruar në vijim. Në vijim do të kontribuojmë me sa të mundur për të sqaruar gjithçka", tha Guni.
Ahaha ska nevoj per panik ahaha po kush ju degjon juve ju jeni ber si qender zeri ne koh te enverit
Përgjigju