Sylvinho dhe Gjimshiti në konferencë para 'finales' moldave, trajneri: Janë katër skuadra në garë për kualifikimin, asgjë s'ka mbaruar! Kapiteni: Kemi kujtime, futemi për fitore

CHISINAU / Moldavi - Shqipëri do luhet nesër më 17 nëntor në orën 18:00, për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Ndeshja e parafundit është si një finale për Kombëtaren, që me një pikë siguron kalimi në fazën finale të "Gjermani 2024". Kuqezinjtë u nisën mëngjesin e së enjtes dhe mbërritën në Chisinau, teksa trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë para medieve në stadiumin Zimbru.

Për trajnerin Sylvinho asgjë nuk ka mbaruar dhe sfida e nesërme është një finale, me katër ekipet e grupit që janë në garë për kalimin më tej.

"Barazimi? Në futboll luhet vetëm për fitore, nëse nuk ka një të tillë asnjë prej skuadrave nuk ka qenë e aftë për tri pikë. Ne futemi në fushë për fitore, besoj edhe Moldavia. Për në është një finale. Moldavia është e fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë.

Përgatitja? Kemi seriozitet që e përcjellin edhe lojtarët, kemi bërë ndeshje shumë të mirë me Çekinë, por nuk është mbyllur asgjë dhe këtë djemtë e dinë mirë. S'ka asnjë ndryshim përsa na përket ne, për forcën që kemi. Moldavia është e organizuar, ka shumë lojtarë të mirë që luajnë me topin, janë edhe fizikë dhe në fushën e tyre janë të vështirë për t'u mundur, gjë që e kanë treguar.

Një pikë apo fitore në dy ndeshjet e mbetura? Në futboll nuk bëhen llogari, futet në fushë vetëm për tri pikë. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm se asgjë nuk ka mbaruar dhe do futemi në fushë vetëm për fitore.

Tanimë që jemi realitet,e bën kjo ndeshjen më të vështirë? Avantazhi që kemi është se jemi në këtë garë dhe gati për t'u kualifikuar. Që në mars isha i ndërgjegjëshëm se kishim një grup të vështirë dhe donim që të vinim në nëntor në këto kushte, por janë katër ekipe në garë për kalimin më tej dhe avantazhi ynë është që kemi më shumë pikë dhe jemi të parët", tha Sylvinho.

Për kapitenin, ndeshja është e vështirë dhe kërkohen vetëm paraqitje e mirë për të mbyllur llogaritë që në ndeshjen e së premtes, që është e parafundit në grupin E.

"Jemi të vetmit që i kemi mundur? Ka për të qenë ndeshje e vështirë, siç janë të tjerat. Deri në minutën e 60-të, kur bëri Asani supergolin nuk kishim shumë mundësi. Të shkojmë të gjithë në të njëjtin drejtim.

28 vite më parë merrnim fitoren e parë jashtë fushë në Moldavi - Nuk do futemi në fushë për barazim, edhe pse ata janë le të themi "më të dobët". Ne kemi në mendje vetëm fitoren sepse kemi mentalitetin për mos e nënvlerësuar kundërshtarin", tha Gjimshiti.

 

Në grupin E kualifikues, Shqipëria me 13 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Çekia me 11-të, Polonia me 10-të, Moldavia me 9-të dhe Ishujt Faroe me vetëm një pikë.

Sa i takon formacionit, Sylvinho ka dilemë në mesin e fushës. Dëmtimi muskular i Asllanit mund të bëjë që Bare të marrë vendin e tij, teksa në mbrojtje rikthehet Ismajli. Duket se braziliani do i besojë sërish Seferit në krahun e majtë të sulmit, duke lënë në stol Uzunin. Pas Moldavisë, Shqipëria pret të hënën e 20 nëntorit në "Air Albania" Ishujt Faroe, për sfidën e fundit kualifikuese në grup.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Bare (Asllani), Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Cikalleshi Trajner: Sylvinho

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:37
Sylvinho: Kemi një finale para, mendoj vetëm për Moldavinë! Janë katër skuadra në garë për kualifikimin


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në Chisinau, për duelin e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024.

Në konferencën zyrtare për mediet foli edhe trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Braziliani shtoi se kjo është një finale dhe se janë katër skuadra në garë për kalimin në "Gjermani 2024".

"Barazimi? Në futboll luhet vetëm për fitore, nëse nuk ka një të tillë asnjë prej skuadrave nuk ka qenë e aftë për tri pikë. Ne futemi në fushë për fitore, besoj edhe Moldavia. Për në është një finale. Moldavia është e fortë në shtëpi, ka mundur Poloninë.

Përgatitja? Kemi seriozitet që e përcjellin edhe lojtarët, kemi bërë ndeshje shumë të mirë me Çekinë, por nuk është mbyllur asgjë dhe këtë djemtë e dinë mirë. S'ka asnjë ndryshim përsa na përket ne, për forcën që kemi. Moldavia është e organizuar, ka shumë lojtarë të mirë që luajnë me topin, janë edhe fizikë dhe në fushën e tyre janë të vështirë për t'u mundur, gjë që e kanë treguar.

Rekordi me gjashtë pikë apo barazimi për kalimin më tej? Të dyja skuadrat nuk futen për barazim, ata nuk kanë humbur në shtëpi, e theksoj. Kjo është një finale dhe ne e dimë. Nuk mendoj për asgjë veç Moldavisë. Ne nisemi mirë në kundërsulm dhe ofensiva jonë është e mirë. Na duhet të bëjmë kujdes. E dimë mirë rëndësinë e kësaj ndeshje. Rrugëtimi ynë është i mirë, por duhet të kalojmë edhe ndeshjen nesër.

Dëmtimet? Puna e një kombëtareje është e vështirë, pritet deri në fund për listën. Ajeti është i dëmtuar, kemi marrë Mersinaj dhe jemi "ok" me këtë listë. Kemi të duhurit. 70 përqind e këtij grupi kanë luajtur ndeshjet dhe kanë treguar cilësi.

Një pikë apo fitore në dy ndeshjet e mbetura? Në futboll nuk bëhen llogari, futet në fushë vetëm për tri pikë. Lojtarët janë të ndërgjegjshëm se asgjë nuk ka mbaruar dhe do futemi në fushë vetëm për fitore.

Tanimë që jemi realitet,e bën kjo ndeshjen më të vështirë? Avantazhi që kemi është se jemi në këtë garë dhe gati për t'u kualifikuar. Që në mars isha i ndërgjegjëshëm se kishim një grup të vështirë dhe donim që të vinim në nëntor në këto kushte, por janë katër ekipe në garë për kalimin më tej dhe avantazhi ynë është që kemi më shumë pikë dhe jemi të parët", tha Sylvinho.

Ora 16:30
Berat Gjimshiti nga Moldavia: Na mungon shumë pak për të bërë ëndrrën realitet


Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 18:00 kundër Moldavisë në Chisinau, për duelin e parafundit në grupin E kualifikues të Euro 2024. Një pikë u mjafton djemve të Sylvinhos për të shkuar zyrtarisht në fazën finale të "Gjermani 2024", ndërsa do jenë 800 tifozë kuqezi në stadium.

Përpara ndeshjes, nga stadiumi Zimbru ku do luhet ndeshja foli edhe Berat Gjimshiti, kapiteni kuqezi. Për kapitenin, ndeshja është e vështirë dhe kërkohen vetëm paraqitje e mirë për të mbyllur llogaritë që në ndeshjen e së premtes, që është e parafundit në grupin E.

"Pikë kulminante, të kujton Armeninë? Ka kujtime, sidomos kur je në avion dhe ke në dorë kualifikimin. Të kujtohen ato momente të bukura dhe ka qenë një ndjenjë e mirë. Ka lojtarë që nuk e kanë përjetuar atë që kemi ndjerë ne, por janë këtu dhe do bëjmë më të mirën në fushë.

Seriozitet i shtuar në këtë ndeshje? Ne në ekip jemi të njëjtë, por presioni transmetohet në fushë dhe ne e kthejmë në anën pozitive, kjo na ndihmon. Nuk na shqetëson. Ne me eksperiencë dhe trajneri bëjmë punën tonë dhe ndihmojmë lojtarët më të rinj. Na mungon shumë pak për të bërë ëndrrën realitet.

Jemi të vetmit që i kemi mundur? Ka për të qenë ndeshje e vështirë, siç janë të tjerat. Deri në minutën e 60-të, kur bëri Asani supergolin nuk kishim shumë mundësi. Të shkojmë të gjithë në të njëjtin drejtim.

28 vite më parë merrnim fitoren e parë jashtë fushë në Moldavi - Nuk do futemi në fushë për barazim, edhe pse ata janë le të themi "më të dobët". Ne kemi në mendje vetëm fitoren sepse kemi mentalitetin për mos e nënvlerësuar kundërshtarin", tha Gjimshiti.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës