Kualifikueset ‘Euro 2024’/ Sylvinho flet para ndeshjes me Poloninë: Në Varshavë shkojmë për të fituar! Mungesat nuk janë justifikim

Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho ka dhënë një konferencë për mediat ku ka folur për ndeshjen e parë që kombëtarja shqiptare pritet të luajë kundër Polonisë në kuadër të kualifikueseve të ‘Euro 2024’.

Ai tha se përgjatë dy muajve ka parë 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë në kampionate të ndryshme të Europës dhe më gjerë. Sa i takon skemës që do përdoret në ndeshje, Sylvinho tha se nuk e ka vendosur ende pasi do të shohë lojtarët në stërvitje, por nuk përjashtoi mundësinë e një skeme “4-3-3” apo “4-3-2-1”.

"Jam shumë i lumtur si trajner i Shqipërisë. Kemi parë shumë lojtarë në Europë dhe kemi punuar për rreth 2 muaj. Kemi parë 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë. Lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Poloninë, mund të ndryshojë në ndeshjet e tjera kualifikuese. Skemën nuk e kemi vendosur ende sepse do shohim sesi lojtarët do jenë në stërvitje. Ne kemi nevojë për lojtarë të rinj si Asani që vjen për herë të parë në kombëtare dhe është mëngjarash”-tha braziliani.

Ai tha se për ndeshjen kundër Polonisë janë ftuar 23 lojtarë dhe se do të luftojnë për të fituar 3 pikët e plota për sfidën që do të zhvillohet në Varshavë.

“Janë 23 lojtarë të përzgjedhur për këtë ndeshje. Polonia është një skuadër e fortë, por ne do të luajmë shanset tona për të fituar 3 pikët e plota për këtë sfidë”-tha Sylvinho.

Në 27 mars, Shqipëria do të përballet me Poloninë në stadiumin e Varshavës, ndeshje e vlefshme për kualifikueset 'Euro 2024' si dhe ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit brazilian Sylvinho i cili e mori detyrën në 2 janar të këtij viti.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
Sylvinho për mungesat e Brojës, Gjimshitit dhe Bares: Nuk e kam zakon të ankohem, në Varshavë shkojmë për të fituar kundër Polonisë

Sylvinho tha se do të analizojë ndeshjen që Polonia do të luajë me Republikën Çeke për të parë taktikat që mund të përdorë trajneri Fernando Sntos i cili tashmë është emëruar në krye të kombëtares polake. Ai tha se synimi është fitorja në Varshavë.

“Polonia ka një ndeshje për të luajtur me Republikën Çeke, edhe ata kanë një trajner të ri si Fernando Santos. Kundërshtar që luan rregullisht në europian, por ne do shkojmë në Varshavë për të treguar se kush jemi. Shkojmë në këtë takim të përgatitur shumë mirë dhe me qëllimin për të marrë maksimumin"- u shpreh braziliani.

Sa i përket mungesës së Brojës, Gjimshitit dhe Bares të cilët janë të dëmtuar, braziliani tha se puna duhet të vazhdojë pa pasur ankesa.

“Më vjen keq për lojtarët që kemi të lënduar por duhet të ecim përpara. Nëse nuk është njëri do jetë një tjetër, puna duhet të vazhdojë nuk e kam zakon të ankohem. Kam takuar edhe Bajramin në Lisbonë dhe më la përshtypje shumë të mira”- shtoi Sylvinho.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Obrigado!: 18/03/2023 17:07

    Vai Mr.Coach Sylvigno!..ci stai molto simpatico, buona fortuna! abbiamo perso tempo con il vecchio Reja..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut