Sylvinho s'e kishte në plane, Ernest Muçi driblon tre kundërshtarët dhe shënon në Poloni

Sylvinho s'e kishte në plane, Ernest Muçi driblon tre kundërshtarët dhe shënon në Poloni

Ernest Muçi duke festuar golin

Ernest Muçi ka shënuar në Poloni. Legia e Varshavës po fiton 1-0 miqësoren me GKS Katouice në pjesën e parë, me duelin që deri në këto çaste është vendosur nga sulmuesi shqiptar. Do duhej minuta e 40-të e takimit kur Muçi do merrte një top nga mesi i fushës, teksa me lëvizjet dribluese kaloi tre kundërshtarë për të mposhtur edhe portierin mik.

22-vjeçari ka shëuar katër gola këtë sezon me Legian, teksa ka marrë në total 1401 minuta në 24 ndeshje. Sulmuesi nuk ia doli që me formën e tij të siguronte një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

'I harruar' në Poloni, aty ku kuqezinjtë do luajnë kundër polakëve në 27 mars për kualifikueset Euro 2024, sulmuesi i është përgjigjur me gol trajnerit brazilian.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet