Sylvinho trajner i ri i kombëtares shqiptare/ Baku: S’ka eksperiencë! Çarçani: Ka kusht të na kualifikojë në europian! Kona: Kambiaso kërkoi dyfishin e rrogës

Zyrtarizimi i trajnerit të ri të kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka sjellë diskutime të shumta mes analistëve dhe gazetarëve sportivë ku është shfaqur edhe skepticizëm mbi arritjet e tij.

Një prej tyre është edhe gazetari, Ervin Baku i cili në një lidhje skype për  emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV tha se një grup i tillë lojtarësh në kombëtaren tonë meriton një trajner më të mirë dhe me më shumë arritje. Ai tha se në dy eksperiencat e tij si trajner i parë në Lyon dhe Korithinas, braziliani Sylvinho kishte dështuar.

“Ai si trajner i parë ka dy dështime edhe tek Lyoni edhe tek Korinthasi. Është trajneri i parë pa eksperiencë fare. Uroj që e treta e vërteta t’i dalë. Kam thënë se ky grup lojtarësh meriton një trajner më të mirë. Nëse ka dështuar si trajner i parë në klube, në përfaqësuese nuk ka qenë fare. Unë shpresoj që ky të mund të na çojë jo në europian po në botëror. Por ideja është që mund të bëhej një sakrificë që të merrej një trajner ekspert”- u shpreh Baku.

Argumenti i dhënë nga Baku u kundërshtua nga gazetari, Gerti Çarçani i cili tha se të qenit trajner i klubit dhe i kombëtares janë dy detyra të ndryshme. Më tej ai shtoi se është herët për të paragjykuar trajnerin e ri.

“Është ndryshe një trajner klubi dhe ndryshe ai i ekipit kombëtar, Me De Biasin skepticizmi ishte shumë i madh. U la të punojë në aq vite dhe arriti një sukses që dihet tani. Mund të ketë dështuar tek Korinthiasi dhe tek Lyoni por kjo nuk do të thotë se do bëjë keq këtu. Atij i është vënë kushti që objektivi kryesor është kualifikimi në europian dhe ai e ka pranuar. Kjo historia e emrit të madh në një trajner ka dhënë shembuj se ka rënë”-tha Çarçani.

Ndërsa sa i takon mundësisë për nënshkrimin me trajnerë të tjerë, si italiani Esteban Kambiaso, gazetari, Tami Kona u shpreh se ish futbollisti i Interit kishte kërkuar një pagë dy herë më të lartë dhe se nuk kishte pranuar kushtin për të lënë detyrën nëse nuk arrinte të kualifikonte kombëtaren shqiptarë ne kampionatin europian të vitit 2024.

“Sylvinjo po vjen me një staf, ka ardhur me dy nënkampionë bote. Nga informacionet që kemi trajneri i ri do rrijë gjatë në Shqipëri. Sepse më parë ne i kemi paragjykuar trajnerët e tjerë duke parë se shumë prej tyre qëndronin pak kohë në vend. Kambiaso kërkoi dyfishin e lekëve dhe nuk pranoi kushtin që nëse nuk çon Shqipërinë në Europian puna e tij të ndërpritej”- shtoi Kona.

Në 2 janar të këtij viti u zyrtarizua emri i brazilianit Sylvinho si trajner i kombëtares shqiptare të futbollit. Silvinjo zëvendëson në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për 3 vite e gjysmë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 06/01/2023 15:20

    NUK ka Shqiperia trainer qe recnarrin drejtimin e kombetares ? Fahd eshte kthter ne monopoly shteteror me be kete Dujen .Qe Kur ka ardhyr ne kete te FSHF gjithmone ka pasuri oferte vetem per trainer techyah! Pse kho yrrwhrhe per komunitetin shqiptar te trainerece? Mo's Valle ludhet me gjitha rruthen e kualitetit ? NUK besoj seose Puna kryesire eshte kampuonati kombetar u futbollit dhe jo vetem kombetares.Jampuobativjone eshte I don't pa rruthe dhe kho tregohet ne eliminimin qe ne ndeshjet evoara ne kompeticiobet europiane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje