Ky është një imperativ; kategorik do të thoshin kantianët. Dhe ka arsye për këtë. Është e qartë që edhe kësaj here në vendin tonë do të kemi zgjedhje, ku një proces shumë i rëndësishëm i jetës sonë demokratike, dekomunistizimi, as nuk është cekur fare. Por jo vetëm në këto zgjedhje, por dhe në zgjedhjet e shkuara, kur ka pasur të ngritur një skemë filtrimi, ajo as që ka funksionuar.
Personat e penguar më parë, kanë hyrë më pas në sistem, dhe i kemi sot e kësaj dite në krye të punëve të vendit. Në kushtet aktuale, ky proces nuk duket as në horizont, pra quhet i kryer ose në të vërtetë është i pamundur për t’u kryer. Dosjet duhet të digjen, sepse nuk ka asgjë interesante brenda tyre për të parë, thjesht qelb që mund të qelbë dynjanë. Në fakt, shumë gjëra interesante janë zhdukur prej dosjeve, me kalimin e viteve, pra procesi i spastrimit ndërkohë ka funksionuar në mënyrë selektive.
Shpresa e rreme se dosjet mund të hapen dhe shoqëria të pastrohet nga mëkatet e së shkuarës, ka çuar energji vetëm në një mulli, në mullirin e atyre njerëzve që mbajnë të fshehtat e dosjeve të kyçura në sëndukë, dhe me fantazmat e së shkuarës, telekomandojnë shpresat e së ardhmes. Shoqëria shqiptare duhet të shpëtojë nga ky makth, ku plot njerëz dinë plot gjëra e kanë bërë gjëra plot. Ky gjest çlirues na sjell në kujtesë gjestin e Pompeut të madh, i cili, kur i ofruan letrat e Sertorit, ku shumë personazhe romakë kërkonin të përmbysnin regjimin, nuk u soll me mendjelehtësinë e një djaloshi, por me pjekurinë e një njeriu të matur, duke i djegur letrat pa i lexuar, dhe duke e çliruar kësisoj Romën nga një sërë dyshimesh dhe trazirash.
Ne nuk i kemi shmangur dot nga drejtimi njerëzit hije të diktaturës; nuk kemi mundësi konkrete të kryejmë procesin, sepse procesi kontrollohet nga njerëzit hije të diktaturës; as të huajt nuk na janë imponuar dot për këtë çështje: e morëm statusin pa e zgjidhur këtë problem. Shoqëria duhet ta pranojë këtë akt racional që do shkatërrojë vetëm një gjë: monopolin mbi të fshehtat. Rej Bredbëri te vepra e tij 451° Fahrenhajt, shkruan: “E ç’është zjarri? Mbetet një mister... Bukuri e vërtetë e zjarrit qëndron në atë që ai shkatërron të gjitha edhe përgjegjësirat edhe pasojat... Edhe higjenik, edhe estetik, edhe praktik... Gjersa s’kishte zgjidhje, kjo donte të thoshte se nuk kishte asnjë problem! Zjarri ishte ilaçi më i mirë për të gjitha!”
Shkrimi u botu sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.05.2.013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com