Protestat për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni do të vazhdojnë. Këshilli Organizativ dhe Koordinues për rastin ‘Monstra’ informon të gjithë qytetarët që protestat do të vazhdojnë edhe këtë të premte.

Protesta do të niesë në orën 13.45 nga “Çairçanja” deri tek godinat e  qeverisë maqedonase. Familjarët e të dënuarve nga rasti “Monstra”, si dhe të dënuarve nga protestat e kaluara, deklarojnë se nga vizita e bërë familjarëve të tyre në burg kanë konstatuar se ata (te burgosurit) po vuajnë në kushte mizore dhe jonjerëzore.

Ndërkohë që kanë adresuar një sërë kritikash në drejtim të politikanëve, duke theksuar ata nuk e kanë parë të udhës që së paku të prononcohen rreth rastit në fjalë.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)