Gjykata në Colmar të Francës pritet që të enjten të marrë vendim për kërkesën e Serbisë për ekstradimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj vazhdon të jetë i ndaluar prej 3 muajsh në Francë me urdhërarrest të lëshuar nga Serbia.
Haradinaj është duke u akuzuar për kryerje të krimeve në Kosovë në drejtim të serbëve, akuza nga të cilat doli i pafajshëm nga Gjykata e Hagës vite me parë.
Ndërsa Haradinaj gjatë ditës së djeshme është dekretuar nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani me shtetësinë shqiptare e sipas njohësve të drejtësisë, kjo gjë për të është një ndihmë mjaft e madhe pasi shteti i Shqipërisë ka të drejtë ligjore të perfshihet drejtpërdrejtë në kërkesën e kundërligjshme dhe politike të Serbisë për ekstradim.
Ish-kryeministri i vendit Haradinaj është shprehur ditë më parë se nuk beson në mundësinë e ekstradimit të tij në shtetin serb.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com