Në prezantimet e javës së modës në Paris, New York, Milano nga stilistët më të mëdhenjë që erdhën me koleksionet e tyre më të fundit Vjeshtë- Dimër 2013/ 2014, trendet e make-up binin menjëherë në sy.

Por, jo të gjithë mënyrën e të bërit make-up që shikojmë gjatë sfilatave mund ta aplikojmë në jetën e përditshme pasi pjesa më e madhe e make-up nëpër sfilata është tepër e ekzagjeruar. Më poshtë do t`iu paraqesim disa trende që binin në sy nga këto sfilata për make-up.
 
Vetulla të trasha


Mesa duket mania e të mbajturit vetulla të holla nuk është më në mode. Gati në të gjitha shfaqjet e koleksioneve të reja të stilistëve, modelet u paraqitën me vetulla të pahequra. Vetullat ishin të lyera me laps që i përshtatej tonit të vetullës. Vetullat e trasha dhe pak të errëta kombinoheshin nëpër sfilatat e fundit të modës me një ngjyrë neutrale ose të artë te kapakët e syve dhe një shkëlqyes i lehtë për buzët.
 
Buzë në ngjyrën e verës


Ngjyra e verës ose ngjyra vishnje edhe këtë vit do të jetë përsëri një trend. Për ju që nuk keni akoma një buzekuq ngjyrë vishnje ka ardhur koha që ta shtoni atë në çantën e make up-it. Por, nëse vendosim një buzëkuq në vishnje, atëherë duhet të mos vendosim asgjë në pjesën e syve për të patur një pamje sa natyrale aq edhe të bukur. 
 
Gjithçka ka të bëjë me sytë


Bukuria e një femre karakterizohet edhe nga sytë e saj. Provoni ngjyrën e bronzit si dhe ngjyrën lejla për të patur pamjen e duhur. Këto janë trendet më të fundit të make-up që u shfaqën në koleksionet e reja të modës.
 
Qerpikë të gjatë

Të gjitha vajzat dhe gratë duan të kenë qerpikë të gjatë dhe voluminoz dhe për këtë arsye duhet të shpenzojnë më shumë për blerjen e rimelit të duhur që të na jap pamjen që dëshirojmë.
 
Sy të nxirë

Gjithmonë i kemi menduar buzët dhe sytë si dy pjesë të fytyrës që janë në bashkëpunim të përhershëm me njeri-tjetrin. Nëse duam të theksojmë pjesën e buzëve mjafton një ngjyrë e fortë dhe sytë nuk i lyejmë. Nëse duam të theksojmë pjesën e syve me të zezë atëherë duhet mos t`i lyejmë buzët. Në këtë mënyrë nuk i thyejmë rregullat e "make up-it perfekt". Mjafton të përdorim laps të zi, të cilin e aplikojmë rreth vijës së syve si dhe një ton në ngjyrë të errët për ta aplikuar rreth kapakëve por edhe fare pak në pjesën e poshtme të syve sa për t'i dhënë një nuancë të lehtë.
 
Buzë të kuqe

Buzët e kuqe nuk të tradhëtojnë asnjëhere pasi përfaqësojnë një pjesë e të qenurit femër. Për të aplikuar sa më mirë ngjyrën e kuqe filloni të aplikoni një laps në mënyrë që të vijëzoni pjesën e buzëve dhe më pas vendosni buzëkuq. Një mënyrë tjetër është vendosja e buzëkuqit dhe më pas shkëlqyes.
 
Pudër për faqet në rozë

Apliko pudër në ngjyrë roze në mollëza e fytyrës dhe do të dukesh sa më bukur. Nëse preferon të jesh sa më e thjeshtë, atëhere vendos puder në rozë në mollëza dhe buzëkuq në ngjyrë nude ose roze të lehtë.

Penel për sytë

Edhe peneli ishte një trend për këtë periudhë. Peneli që vijëzon në mënyrë të lehtë pjesën e syrit duke u kombinuar me nje buzëkuq sillte një pamje shumë të këndshme te modelet.