Të lexosh me Rudina
Magjistarin... në Facebook!

Të lexosh me Rudina <br />Magjistarin... në Facebook!
Teknologjia dhe televizioni kur përdoren mirë u shërbejnë njerëzve dhe për më tepër për të kryer aktivitete të vlefshme për jetën dhe kulturën e tyre, sic është leximi i një libri dhe ajima mw shumë diskutimi i tij. Këto dy mjete në fuksion të këtij qëllimi i ka vënë prezantuesja e njohur Rudina Magjistari, e njohur tashmë për programin e saj “Takimi i Pasdites” në TvKlan. Duke ndjekur pasionin e saj për librin ajo krijoi një klub interaktiv për të qenë sa më pranë librave pikërisht në një kohë kur lexuesit duket se po bëhen gjithnjë e më të paktë.

Idea është përkrahur menjëherë kur në faqen e klubit janë regjistruar më shumë se 2 mijë pëlqime brenda një kohe fare të shkurtër që nga 24 janari kur u hap për herë të parë. Ditë pas dite, një paragraf libri, një faqe apo një personazh ngacmon lexuesit dhe i fton në diskutime ku realiteti shqiptar bëhet i pranishëm. Kjo mund të quhet pa frikë, sfida e re e Rudinës, një sfidë e kombinuar bukur mes televizionit dhe teknologjisë.

Rudina si lindi idea e krijimit të një klubi të tillë?
Kur themi që libri është miku ynë më i mirë, nuk është aspak e ekzagjeruar. Rëndësia e të lexuarit është jetike për një jetë cilësore dhe këtë jam munduar ta theksoj dhe ta promovoj vazhdimisht në punën time në televizion, duke folur shpesh për librat. Unë mendoj se televizioni është një mjet shumë i mirë për t’i afruar njerëzit me librin. Asnjëherë nuk është mjaftueshëm, kur bëhet fjalë për librin dhe leximin, aq më tepër që jetojmë në një kohë, kur teknologjia po na largon nga ai gjithnjë e më shumë.

Nga ana tjetër, sa herë që më ndodhte me miqtë e mi të hapej biseda për një libër që e kishim lexuar, diskutimi ishte aq i bukur, aq interesant, sa dukej sikur flisnim për ngjarje që i kishim jetuar vetë dhe i njihnim personalisht personazhet e librit. Por kjo ndodhte vetëm rastësisht, vetëm atëherë kur e kishim lexuar të njëjtin libër. Ndaj idea e të kthyerit në një aktivitet sistematik të këtij lloj diskutimi, nga më të bukurit që mund të bëhen, ishte e thjeshtë, pasi klubet e librit janë një praktikë e njohur në shumë vende të botës. Të bashkohesh në një grup dhe të përcaktosh një titull libri, për ta lexuar të gjithë. Një kohë e lënë në dispozicion për këtë gjë dhe ja u bë! Kur ndodh takimi me miqtë, diskutimi ka keq sa të fillojë, pastaj merr flakë vetë!

Ajo që unë vendosa të realizoj është një klub libri shumë më të madh se rrethi i miqve të afërt. Programi që unë bëj, ma jep këtë mundësi për të bashkuar në këtë klub me mijëra teleshikues, të cilët mund të lexojnë librin e propozuar dhe të ndjekin më pas diskutimin për të, pas afërsisht një muaji, sërish në program. E vetmja gjë që më pengonte deri këtu, ishte fakti se ata nuk mund të merrnin pjesë në diskutimet që ne do të realizonim në program.

Ndaj vendosa ta kombinoj programin tim, d.m.th diskutimin në televizion, me diskutimet në facebook, duke hapur një faqe interaktive, me të njëjtin funksion, dhe duke i dhënë mundësi të gjithëve të marrin pjesë personalisht në komentimin dhe diskutimet rreth librit. Dhe deri tani, jam tejet e kënaqur nga mënyra se si është pritur "Klubi i librit me Rudinën". Ka patur një sukses të menjëhershëm, miqtë në facebook shtohen dita-ditës dhe uroj që numri i lexuesve të rritet përditë e më shumë. "Klubi i librit me Rudinën" është thjesht një hap i parë, i cili uroj të pasohet nga shumë klube te tjera, të cilat kushdo mund t’i organizojë me miqtë e vet.

Sa praktik është facebook në krijimin e një klubi?
Facebook-u ndihmon shumë në këtë rast, sepse në rradhë të parë i jep mundësinë të gjithëve të jenë pjesëmarrës. Pavarësisht se nuk mund të jenë pjesë e një programi televiziv, ata mund të jenë pjesë e një diskutimi shumë më të gjerë, ku përfshihen jo vetëm ata që diskutojnë në program, por shumë e shumë të tjerë. Aq më tepër që, tashmë një pjesë e mirë e njerëzve, zor se kalon një ditë pa hyrë qoftë edhe për pak në facebook, i cili është bërë një vend i dytë takimi me njëri-tjetrin. Kështu që pse të mos takohemi në facebook dhe të flasim për personazhet e librave, në vend të komenteve e thashethemeve për të tjerët, një pasqyrim ky, padiskutim, i bisedave në jetën e përditshme reale?

Libri, përballë zhvillimeve të fundit teknologjike..
.
E përmenda dhe më lart, zhvillimet e fundit teknologjike kanë ndikuar negativisht në raportin me librin dhe leximin, por unë besoj që kjo është thjesht një fazë e përkohshme, një fazë përshtatjeje. Duke e përdorur facebookun për të folur për librin, do të thotë që po e shfrytëzojmë teknologjinë për të mos humbur kontaktin me librin dhe fakti që funksionon, që njerëzit që duan të kenë kontakt me librin po shtohen gjithnjë e më shumë në faqen tonë “Klubi i librit me Rudinën”, tregon që edhe teknologjia mund të kthehet në një mjet për të promovuar leximin dhe për të lexuar. Formati elektronik i librave, i cili ka filluar tashmë edhe në Shqipëri, edhe pse në hapat e parë, flet për këtë perspektivë të pashmangshme të librit, e cila pas një kohe të nevojshme përshtatjeje, do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë për të lexuar akoma më shumë. Besoj që teknologjia, ashtu sikurse televizioni, nëse përdoret dhe shfrytëzohet ashtu siç duhet, shërben mjaft mirë për të afruar njerëzit me librin i çfarwdo lloj forme qoftë ai, prej letre ose elektronik.


Shkrimi u publikua sot nëSuplementin Shëndeti të gazetës Shqiptarja.com(print), 8 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail-i i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail-i i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit