Të lexosh mesazhet...

Të lexosh mesazhet...
Sot gazeta, në numrin e saj të fundit për këtë vit, publikon një mori e-mailash, të ardhur në adresë të kryeministrit Edi Rama, pasi ai ka hapur dritaren informatike për të njohur kërkesat, humorin, por edhe kritikat që i adresohen atij apo përfaqësuesve të tjerë të shtetit shqiptar.

Hakerat, në një kuptim, kanë kryer një sulm të palejueshëm informatik ndaj privatësisë së personave që i kanë dërguar këto mesazhe, ku ata dalin hapur me emër e mbiemër, me numër celulari, në pritje të telefonit të përgjigjes nga kryeministri, duke dërguar adresat e tyre dhe duke shpjeguar në detaje hallet e tyre, për të cilët bezdisin kreun e Ekzekutivit.

Këta hakera kanë publikuar në rrjet haptazi identitetin e personave që ankohen për korrupsionin e X apo Y zyrtari të lartë, denoncojnë paligjshmërinë e veprimeve administrative të një administrate, që të gjithë e dimë se sa gjynahqare është. Kjo i ve denoncuesit përballë rrezikut të hakmarrjes.

Ndërkohë, hallet e tyre, problematika e shprehur në këto mesazhe është një gjë që duhet njohur, duke përfituar nga ky rast. Kështu, duke respektuar misionin e saj, Shqiptarja.com ka vënë në dispozicion të lexuesve problemet e ngritura, por jo identitetin e denoncuesit apo hallexhiut. Kështu, ajo nuk ka rënë në llumin e fajit të padiskutueshëm të hakerave, qëllimi i të cilëve me thyerjen e kodeve informatike të Kryeministrisë mund të ketë qenë largimi apo frenimi i qytetarëve që të përdorin këtë rrugë komunikimi me Edi Ramën.

Por, mund të jetë edhe thjesht thyerje nga konkurrente për të treguar se qeveria ka pajtuar të paaftë për të siguruar sajtin e saj, sikurse përmendet kjo shprehimisht në një koment të ardhur sërish në redaksinë e Shqiptarja.com mbrëmë, ku thuhet se Kryeministrisë shërbimin ja bën një firmë rumune, ndërkohë që në vend ka shumë më të mira.
Hallet më të mëdha, që duken nëpër këto e-maila, janë ato që kanë të bëjnë me punësimin.

Janë dhjetëra e-maila të njerëzve të shkolluar me PhD apo mastera, që ankohen se nuk gjejnë mundësi për t’u punësuar në vendin e tyre dhe janë gati të shkojnë tutje për të bërë punë jashtë profilit të tyre, pasi vendin ua kanë zënë të pashkolluar apo arrogantë, që bëjnë gjithshka për t’i larguar. Por ka edhe mesazhe tepër të dhimbshme, ku një fukara ankohet se për lindjen e fëmijës së të birit mjeku dhe ekiipi i tij, që marrinpagë në shtet, i kanë kërkuar 300 mijë lekë të vjetra. Ankesa të shumta bëjnë me dije për veprime arbitrare të pushtetit lokal, policisë, njerëzve të veshur me petkun e prokurorit, gjyqtarit, etj. Këta njerëz i drejtohen kryeministrit me një shpresë të vetme: që ai t’i rrëgullojë gjërat. Dhe jo më kot i kujtojnë ortekun e votave që i dhanë në zgjedhjet e fundit, pikërisht me këtë shpresë.

Duke uruar lexuesit e saj Gëzuar Vitin e Ri 2014, Shqiptarja.com hedh sot për gjykim publik të opinionit thelbin e këtyre mesazheve drejtuar kryeministrit, pa u ndalur në “bishtat” e tyre. Edhe ne, me shpresën se kryeministri do të vihet më shumë në punë për të përmbushur premtimet e tij.     
 
 
Shkrimi u publikua sot (30.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit