TIRANE- Qeveria ka menduar një skemë të re për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Sipas kësaj skeme këtë vit do të përfitojnë dëmshpërblim rreth 500 persona të cilët nuk kanë marrë asnjë këst të pagesave, kurse vitin e ardhshëm do të përfitojnë ata persona të cilët janë endë gjallë dhe mbi 70 vjeç. “Ne u kemi kërkuar asistencë dhe ndihmë donatorëve që të krijohet një data-base ku të ketë informacion për datat e lindjes, të vdekjes apo të pagesave që janë kryer.
Sot ka nga ata që kanë marrë nga dy këste, ka nga ata që kanë marrë nga shumë këste të pagesës, por ka edhe nga ata që nuk kanë marrë asnjë këst. Këtë vit është hartuar një listë prej 500 të përndjekurish të cilët nuk kanë marrë asnjë këst dhe ne menduam të paktën që të gjithë të marrin nga një këst. Hapi tjetër që do të marrim vitin tjetër, është të favorizojmë ato persona, pikërisht gratë mbi 70 vjeç dhe burrat mbi 75 vjeç të cilët janë endë gjallë të marrin pagesat, që të mos përfitojnë familjarët por ata që kanë qenë vetë”, ka deklaruar Gentjana Sula, zv/ministre e Mirëqenies Sociale.
Këto deklarata për ndryshimin e skemës së pagesës për të përndjekurit zv/ministrja Sula i bëri dje në Komisionin parlamentar të Shëndetësisë dhe Punës ku u diskutua projtkeligji për kalimin e Institutit të të Përndjekurve në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale nga ajo e Drejtësisë, ku ky institut është aktualisht. Po kështu, Sula përmendi edhe një sërë problemesh të tjera të cilat janë hasur gjatë fazës së parë që grupi i punës është duke punuar siç është ajo e infrastrukturës por edhe mungesa e të dhënave.
“Nuk ka një database. Janë disa pyetje shumë të thjeshta që mund të bëjmë se sa është fondi? Sa persona janë? Si është raporti moshor. Ne nuk kemi një informacion 5 faqe që t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve” ka theksuar Sula. Por kalimi i Institutit të të përndjekurve në varësi të MMRS-së ka sjellë edhe debat mes mazhorancës dhe opozitës, duke bërë që kjo e fundit të mos e votojë atë.
Shkrimi u publikua sot (18.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com