Pesë muaj pas zhdukjes së avionit të Malaysia Airlines, është regjistruar një tërheqje misterioze që arrin vlerën prej 20,000 paund.
Një bankë në Kuala Lumpur, Malajzi, raportoi mospërputhjet e dukshme në llogaritë e tre pasagjerëve më 18 korrik. Ky lajm mbërriti në një kohë që agjentët e zbulimit po përgatiteshin për të realizuar një kërkim nënujor në 60,000 kilometra katrorë në Oqeanin Indian.
Sipas njoftimeve, transaksionet janë bërë më 18 korrik, kur paratë nga llogaritë e tre udhëtarëve janë transferuar në llogarinë e një pasagjeri të katërt. Policia ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar më tej rreth kësaj ngjarje misterioze.
Fluturimi 370 u zhduk në mënyrë misterioze në mars të këtij viti, me 239 njerëz në bord, pasi doli nga kursi i Kuala Lumpurit në Pekin.
Marrë nga "Shekulli Online"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)