Afganistani është goditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 6.3 ballë ishte në veri të vendit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë deri në Indi. Ende nuk është e qartë nëse si pasojë e këtij tërmeti ka pasur viktima në Afganistan, ndërsa mësohet se 17 persona kanë mbetur të plagosur në qytetin pakistanez të Peshavarit.