Dy tërmete janë regjistruar mbrëmjen e  sotme në Shqipëri, tërmeti i parë u ndje në zonën e Ersekës në qarkun e Korçës. Lëkundjet u regjistruan ne 2 km thellësi me magnitudë 3.1 të shkallës riter ndërsa pak minuta nga tërmeti i parë një tjetër tërmet u ndje në qytetin e Elbasanit me magnitudë 2.5 të shkallës rihter.  

Nga dy lëkundjet sizmike nuk raportohet për dëme materiale. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)