TIRANE- Në Tepelenë nuk ka pasur surpriza. Tërmet Peçi, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” ka zyrtarizuar fitoren e tij në Tepelenë, duke mos lëshuar për të dytën herë postin e kryebashkiakut. Peçi kandidonte në këtë garë përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Veip Çela, i cili mundi të marrë vetëm 1826 vota përballë 4016 vota që morri rivali tjetër i Partisë Socialiste.
Tepelena njihet prej vitesh si bastion besnik i Partisë Socialiste, ku numri më i madh i kryebashkiakëve që kanë dalë nga vota e qytetarëve Tepelenas, kanë qenë të majtë. Në garë për të marrë postin e kryebashkiakut të Tepelenës ka qenë dhe një kandidat i pavarur, Dritan Memushi,i cili ka surprizuar në Tepelenë pasi ka mundur të marë 1283 vota. I gjithë procesi i numërimit dhe i votimit është zhvilluar i qetë duke mos u rregjistruar asnjë incident elektoral.
Procesi është monitoruar nga përfaqësues të huaj dhe vendas, duke pasqyruar një situatë të qetë dhe se kandidatët garues kanë respektuar rregullat deri në fund. Tashmë fituesi Tërmet Peçi, do të vijojë të drejtojë edhe për katër vite me rradhë bashkinë e Tepelenës, e cila ka më tepër shtrirje teritoriale, kjo për shkak të reformes administrative të kryer disa muaj më parë nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë në bashkinë e Memaliajt kandidati që është shpallur fitues është Durim Roshi, kandidati i kualicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Roshi ka marrë 2860 vota. Në këtë garë kanë marrë pjesë kandidati i PD Sadik Xhelili, i cili ka dalë i pesti në këtë garë, pasi në Memaliaj ashtu si në Tiranë, garonin plot 6 kandidatë. PD në Memaliaj morri vetëm 711 vota.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Qershor 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com