Të shkoj në kafe apo
të bëj ushtrime fizike?

Të shkoj në kafe apo<br />të bëj ushtrime fizike?<br>
Privimi i gjumit ndikon në efikasitetin e çdo fushe të jetës sonë. Studime të shumta kanë treguar se pushimi jo i rregullt, në funksionin tonë mendor ka të njëjtin efekt si konsumimi i pijeve alkoolike, shkruan diatrofi.gr.

Megjithatë, ritmi i jetës në shumicën e rasteve kërkon një “mbi përpjekje” duke mos lejuar pushimin në atë masë që organizmi ka nevojë. Menaxhimi i kohës së lirë është shumë i rëndësishëm, duke qenë se në shumicën e rasteve nevojitet “rikthimi” në punë.

Shumë prej nesh, sapo të gjejnë një hapësirë të lirë, vrapojnë në kafe. Studime të shumta kanë treguar se kafeina (në doza që variojnë nga 30 deri në 300 mg) përmirëson vëmendjen, vigjilencën, kohën e reagimit dhe humorin, veçanërisht kur jemi të lodhur. Një filxhan mesatar kafeje përmban rreth 80 me 100 mg kafeinë. Diçka ditkemi!

Ajo që mbase nuk na shkon shpesh ndërmend, është stërvitja. Aktiviteti fizik ka rezultate po aq të mira sa kafja. Çdo ushtrim rrit ritmin e zemrës edhe na zgjon, përshpejton proceset mendore dhe përmirëson kujtesën.

Çfarë duhet bërë, pra, kur është pasdite dhe po përpiqemi të shkruajë apo të përfundojmë ndonjë punë, por nuk ka rezultat: të ushtrohemi paksa apo të shkojmë për kafe?

Një studim i kohëve të fundit ka krahasuar këto dy metoda. Si subjekte për studim janë përdorur 3 persona të shëndetshëm tek të cilët është krahasuar efekti që shkakton kafeina, ngjitja dhe zbritja e shkallëve për 10 minuta dhe placebo (hap qetësues, i padëmshëm). U arrit në përfundimin se vetëm 10 minuta ngjitje dhe zbritje nëpër shkallë, kishin efektin që prodhon një dozë mesatare kafeine 50mg.

Po të futemi më në thellësi, do të kuptojmë se ushtrimi fizik ofron më rezultate afatgjata dhe më të shëndetshme.

Një tjetër studim, arrin në përfundimin se për një rezultat të mirë, nevojitet kombinimi i te dyjave, pra ushtrimit fizik dhe kafeinës.

Marrja e kafeinës (nëpërmjet kafesë) zvogëlon rrezikun për diabet të tipit 2, për hipertension dhe obezitet, por mund të zhvillojë kolesterolin. Kafeina mund të mbrojë nga lloje të caktuara sëmundjesh, por është shoqëruar me humbjen e masës kockore dhe artritit reumatoid. Pra, ka shumë përfitime, por ka edhe disa rreziqe.

Megjithatë, shumë studime dëshmojnë qartë se stërvitja ka efekte pozitive të shumëfishta në qëndrueshmërinë fizike, mirëqenien, gjendjen shpirtërore dhe sjelljen, tek pothuajse të gjitha popullatat e studiuara të të gjitha moshave dhe pavarësisht nivelit të aktivitetit. Disa nga përfitimet më të mëdha janë parë tek pacientët e moshuar, si dhe tek pacientët në rrezik për jetën ose ata që janë të diagnostikuar si të sëmurë mendorë.

Kafeina mund të na ndihmojë me nivelet e vigjilencës, energjisë dhe ndoshta për të menduar më shpejt, por kjo zgjat për një kohë të shkurtër. Në të njëjtën kohë, një stërvitje me intensitet të vogël mund të sjellë rezultate më të mira dhe të ketë efekte më afatgjata. Përveç kësaj, kafeina është e lidhur me disa rreziqe shëndetësore, ndërsa ushtrimi ka vetëm efekte të dobishme për shëndetin.

Mënyrat për t’u çlodhur nuk lidhen domosdoshmërisht me çlodhjen fizike, pasi ajo çfarë rëndon më tepër është një mungesë energjie që duhet të rinovohet. Energjia rinovohet duke prodhuar energji ndaj më efikasja ndër rrugët, të vepruarit.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje