Studimi i fundit amerikan ka zbuluar se shtrëngimi i grushtave i ndihmon personat e ndryshëm të memorizojnë diçka.

Studiuesit kanë arritur në përfundimin se shtrëngimi i grushtit të djathtë ndihmon në memorizimin e gjërave, ndërsa ai i dorës së majtë për të kujtuar diçka që nuk e kujtojmë për momentin.

Studiuesit e universitetit “Montclair State University” në Nju Xhersi, e kanë realizuar studimin duke i ndarë personat në pesë grupe.

Grupi i parë duhej të shtërngonte dorën e djathtë përpara se të memorizonte listën e 72 emrave dhe të bënte të njëjtën gjë dhe në momentin kur i duhej ti kujtonte.

Grupi i dyti duhej të kryente të njëjtat veprime por me dorën e majtë.

Ndërsa grupi i tretë dhe i katërt duhej ti bënte këto veprime duke alternuar grushtat.

Ndërsa grupi i pestë duhej të memorizonte emrat pa shtërnguar asnjë grusht.

Grupi që kishte shtërnguar grushtin e djathtë për të memorizuar dhe ai që kishte shtërnguar grushtin e majtë për të kujtuar, dominuan mbi ata persona që nuk e bënë një veprim të tillë.

Por ky studim do të vazhdojë më tej për të bërë prova dhe me imazhe vizive.

(b.t/shqiptarja.com)