Meqënëse Ministria e Kulturës deklaroi zyrtarisht se nuk mund t’i ruaj monumentet e kulturës, atëherë detyrohemi të pranoj më që ato le të vidhen por të paktën të vidhen mirë, pa i dëmtuar. Hajduti që tentoi të vidhte afreskët e pikturuar nga Onufri në kishën Shën e Premte, e kishte shkatërruar aq keq atë me sqepar sa që ajo nuk shitej më, pra dhe hajdutit i shkoi mundi kot dhe në humbëm një pikturë me vlerë, sepse në fund të fundit ai do ta shiste atë diku, ndoshta te ndonjë privat i pasur dhe ai do ta ruante më mirë së shteti. Kur shteti ynë të forcohet do të mund ta blejë atë prapë.
Kështu që Ministria e kulturës duhet të hartojë një strategji afatshkurtër në këtë drejtim: Të investojë në një televizion kombëtarë për realizimin e disa programeve trainuese për hajdutët e këtyre pasurive, që ata mos të përdorin sqeparin psh, por daltat, ose, sipas një plani të Ministrisë për privatizimin e tyre, të informonte hajdutët se cilat objekte janë në listën e vjedhjeve dhe cilat jo, ose cilat duhet të vidhen nga hajdutët e kategorisë së tretë dhe cilat nga ata të kategorisë së parë. Në këto programe mund të jepen dhe të dhëna për vlerën e tyrë dhe tregun ku duhet të shiten.
Kështu dhe hajduti fiton dhe shteti realizon politikën e privatizimit dhe indirekt i ruan këto vlera të rralla të kulturës sonë. Më vonë, kur shteti të forcohet dhe ndërgjegjesohet, ne mund t'i huazojmë ato për t'i publikuar në muzetë tona disa ditë, si u bë më shpatën dhe perkrenaren e Skënderbeut, apo mesharin e Gjon Buzukut. Në këto rastë, vërtet shteti pagoi disa qidramijra EU por kjo do të ndodhë vetëm një hërë në 50 ose 100 vjetë, në përvjetorët e plotë ta pavarësisë, ndërsa fitimi për qeverinë tonë do të jetë shumë i madh se do të kursejë miliona EU që i duhen për ruajtjen, mirëmbajtjen si dhe për të përballuar luftën dasha¬keqëse të shoqërisë civile.
Kujtoni Dean e Butrintit. Sikur në '97 , ajo të ishtë në muzeun e Butrintit, me siguri do të isht vjedhur nga ndonjë hajdut i pa trainuar dhe mendoni sikur të kishte përdorur dhe ai sqeparin. Kujtoni mesharin e Gjon buzukut, përkrenaren e Skënderbeut e shumë të tjera që kanë shpëtuar pikërisht nga hajdutët e trajnuar dhe ndërgjegjësuar.
Po monumentet e mëdha të kulturës, si ndërtesat, kalatë e te tjerat si këto, që nuk i vjedh dot një hajdut i vetëm, si mund të shpëtojnë? Për këto zgjidhja do të ishtë si metoda e ruajtjes së mozaikëve, të mbulohen me dhe , me shtresa të mëdha dheu ashtu si i ka mbrojtur koha për mijra vjetë. Ka qenë gabim i madh gërmimi dhe zbulimi i tyre për shoqërinë tonë që nuk është përgatitur për t'i vlerësuar dhe ruajtur ato.
Në këtë mënyrë Ministria e Kulturës mund të realizojë pa problem dhe privatizimin e truallit sipër tyre duke jua dhënë biznesmenëve për hotele dhe motele. Pas 200-300 vjetëve , kur kombi yne të jetë qytetëruar dhe të ketë nevojë të mësojë rrënjët e tij, ato do të dalin në dritë aq të ruajtura sa i kemi sotë dhe jo si mund të katandisen në se i lëmë mbi tokë ne duart e hajduteve të pakultuaruar.
Mos mendoni se ky propozim është për shaka.
Shkrimi u botua në gazetën SHQIPTARJA.com, 13 janar 2013
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com