Po ndjek edhe unë këtu në Vjenë, ashtu si dhe shumë prej jush kudo që jeni: në Shqipëri, apo nëpër botë, fushatën e ethshme zgjedhore. Zgjedhjet e 23 Qershorit janë padyshim një gur i madh prove për të ardhmen Evropiane të Shqipërisë, për jetën e secilit prej nesh, për familjet dhe fëmijët tanë!
23 qershori është dita që do na sjelli më shumë mirëqënie dhe shpresë për të ardhmen, apo më shumë varfërim dhe korrupsion të atyre që përdorin pushtetin që u japim ne si pronë të tyre, të familjeve dhe militanteve të tyre!
Dikur dhe unë u përpoqa me sinqeritetin tim prej artisiti idealist të kontribuoja sado pak në Atdheun tim, me eksperiencën time po ika i trishtuar për tu shndërruar më pas në një objekt hakmarrje të paprinciptë, të atyre që morën pushtetin dhe si të babëzitur personalizuan gjithçka, përfshirë dhe artin!
Unë mendoj se 23 qershori është dita për t’u shkëputur nga sistemi monist të cilin akoma këto 22 vjet tranzicion s’e kemi eliminuar akoma, po thjeshtë copëzuar në dy parti të mëdha dhe thërmiza partizash më të vogla.
Kemi mbështetur kultin e njëshave megjithëse vuajtëm 50 vjet pikërisht nga ky kult. Kemi ndjekur lajmet qesharake të kryeministrit të vendit më të varfër në Evropë duke thyer rekordet e notit me veten, apo monologjet e tij me zanat e maleve dhe kemi quajtur suksese inagurimet e rrugëve nga i njëjti person a thua se s’ka patur asnje ministër përkatës, apo kryetar bashkie që ta bënte këtë.
Inagurohen shkolla dhe s’kemi parë asnjë ministër arsimi ta bëjë këtë dhe drejtorët e shkollave të falënderon Kryeministrin sikur ky tua kishte bërë dhuratë nga xhepi. Kemi pranuar ta dëgjojmë çdo ditë një Kryetare Parlamenti atje në faltoren e paqes ku përfaqësohet vullneti popullor, të flasë me gjuhën përçarëse të një gruaje servile, pa kulturë dhe arrogante.
Kemi përjetuar dhe pranuar vrasjen e bashkatdhetarëve tanë me duar në xhepa atje në rrugë, me fajin e vetëm se manifestuan për punë për ta dhe bukë për fëmijët.
Kemi pranuar të ndërrohen rezulatet e zgjedhjeve para syve tanë dhe të luhet me votën tonë si me gurë shahu në tryezat e tyre. Kemi kapërdirë vendimet e gjykatave të korruptuara të mbyllin gjyqe për vjedhje disa qindra milonëshe se u kaloi afati dhe hajdutët sillen si zotër të vendit të pacënuar.
Kemi parë se si amoraliteti është konsideruar politikë dhe se si politikanet tanë kanë mbajtur njëri tjetrin në çdo kohë duke shkelur mbi çdo princip njerëzor e kombëtar. 23 qershori duhet të jetë një shans, një ditë e shenjtë që duhet të na trondisë dhe ftojë të gjithëve për një fillim të ri.
Të mos harrojmë! Kombi është i yni, i të gjithëve ne! T’i dalim zot!
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarj.com (print) 11.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com