Taçi u largua nga banka Credins
një muaj para shitjes së ARMO-s
Rezart Taçi ka transferuar kuotën e tij të aksioneve, si bashkëpronar i Bankës Credins, rreth një muaj para se të kryente shitjen e ARMO-s.
TIRANE- Rezart Taçi ka transferuar kuotën e tij të aksioneve, si bashkëpronar i Bankës Credins, rreth një muaj para se të kryente shitjen e ARMO-s.
Kjo del nga dokumenti i regjistrimit të këtij veprimi financiar në QKR, kryer më datë 5 korrik të këtij viti. Në dokument thuhet se kontrata e shitjes së aksioneve të tij është “me kusht” dhe 4.46% e aksioneve të kapitalit themeltar të shoqërisë Credins, nga Rezart Taçi, kalojnë tek Fuad (Adi) Haxhiymeri, biznesmen i njohur i industrisë ushqimore. Transferimi i kuotës në fjalë është e vlerën 211.7 milionë lekë të reja, afërsisht 1.5 milionë euro.
Në këtë mënyrë, Rezart Taçi është larguar nga grupi i aksionerëve të bankës Credins, me të cilën ai ka patur marrëdhëniet kryesore financiare, sikurse ka dalë kjo edhe nga gjyqi për sekuestron ndaj aseteve të Taçit, masë që pastaj u revokua, pasi u pagua detyrimi prej 75 milionë eurosh.
Largimi nga Credins vjen në një kohë kur, sikurse del nga letra e përgjigjes së ministrit të METE-s Florjon Mima, si shkak për transferimin e pronësisë tek ARMO sillet “gjendja e vështirë financiare që aktualisht po kalon shoqëria” e tij. Nga ana tjetër, shitja “me kusht” e aksioneve le të kuptosh se Taçi ka qenë i detyruar gjithnjë nga kjo situatë e vështirë, që përmend vetë, t’u kalojë të tjerëve aksionet e veta.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 11 gusht 2013Redaksia online (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
47%
-
Jo
51%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 12972
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
-
Hodhi çantën me 100 gramë kokainë para kontrollit dhe ‘dribloi’ karabinierët, kapet pas 7 muajsh 25-vjeçari shqiptar! Në kërkim shoku
12 Janar, 16:27
-
Bie numri i lindjeve në rrethe, drejtoresha e maternitetit në Fier: Shkak godina e rrënuar, s’ka tualete! Mjeku gjinekolog në Elbasan: Ndikon dhe emigracioni
12 Janar, 16:16
-
Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse
12 Janar, 16:06
-
Dëbora në Dibër/ Automjetet bllokohen për afro 2 orë në Qafën e Ulzës, shkak mungesa e zinxhirëve dhe gomave dimërore! Qarku pa drita për një orë (VIDEO)
12 Janar, 15:49
-
Munguan pa arsye, Spiropali ‘u mban’ pagat 21 deputetëve! Emrat e 4 deputetëve që shënuan rekord
12 Janar, 15:48
-
VIDEO/ Genoa i falet Frendrup, mposht 1-0 Parmën
12 Janar, 15:42
-
GOLAT/ Genoa mposht Parmën dhe e lë në fund, Asllani asist te Interi! Në fushë Roma e Napoli
12 Janar, 15:40
-
Hungari, rriten çmimet e naftës pas sanksioneve amerikane ndaj Rusisë
12 Janar, 15:31
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
VIDEO/ Ndalini kritikat dhe shijoni mrekullinë e Kristjan Asllanit nga 50 metra, Interi kalon në avantazh
12 Janar, 15:26
-
Zgjedhjet parlamentare/ Basha: Diaspora ka qenë gjithmonë shtylla e ekonomisë së vendit, tani vendosni vetë për të ardhmen e Shqipërisë
12 Janar, 15:24