Tabaku: Bojkoti i PS-së në komisionin hetimor, mbrojtje politike për inceneratorët! SPAK-u të vazhdojë hetimet dhe të shtrihet tek personat me pushtet

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku në një dalje për mediat akuzoi mazhorancën që nuk do që t’i shkojë deri në fund hetimeve për aferën e inceneratorëve.

Tabaku theksoi se refuzimi i sotëm i PS për të bojkotuar mbledhjen e komisionit ishte justifikim dhe i papranueshëm, ndërsa paralajmëroi se nëse përsëritet situata do të shkohet deri te paditë penale. Mes të tjerash Tabaku i bëri thirrje SPAK që të hetojë skandalin, duke vijuar me njerëz me pushte, duke e nisur nga kryeministri Edi Rama.

'Është për të ardhur keq që PS bojkoton mbledhjen e Komisionit Hetimor, pikërisht sot që drejtësia i ka dhënë mundësi Parlamentit të Shqipërisë të vazhdojë edhe më tej me planin e hetimit për të zbuluar se kush në të vërtetë arriti që të kryejë korrupsionin më të madh në Shqipëri me 430 mln euro. PS premtoi që nuk do ketë mbrojtje politike për askënd që është i përfshirë në këtë aferë.  Ndërkohë që sot mbrojtja politike po jepet duke bojkotuar mbledhjet e komisionit.  Qytetarët e kanë të qartë se komisioni hetimor i inceneratorëve nuk flet pa prova dhe fakte, madje ky komision dhe SPAK-u po i afrohen të vërtetës. Dhe ndërkohë që Lefter Koka është vetëm fillimi, është vetëm i pari që duhet të shkojë përpara drejtësisë, PS është rreshtuar haptazi në mbrojtje të interesit korruptiv të Lefter Kokës, të Klodian Zotos që është sot në kërkim, të Stela Gugallias që është sot në kërkim dhe të MIrel Mërtirit.   PS me bojkotin e saj në këtë komision po përpiqet që të mbrojë njëkohësisht edhe personat e tjerë politikë të përfshirë në këtë aferë. Në padinë e dorëzuar në SPAK, por edhe në indicet të Komisionit Hetimor për inceneratorët, ne kemi kërkuar që hetimi të vazhdojë me Edi Ramën si person i lidhur dhe mbrojtësi kryesor i aferës së inceneratorëve;  

Me Arben Ahmetajn, ministrin përgjegjës dhe personin që ka njohje me pronarët e inceneratorëve; Me Damian Gjikurin, me atë që ka dhënë inceneratorin e Tiranës, pasi dy të parët u dhanë nga Ministria e Mjedisit, ai i Fierit dhe Elbasanit; Me Qazim Sejdinin, Armando Subashin dhe sigurisht me Erjon Veliajn. Pa bërë drejtësi për të gjithë këta persona, SPAK-u dhe Komisioni Hetimor nuk kanë për ta kryer punën e tyre. Shqiptarët duhet të dinë se ku kanë shkuar 430 milionë euro të aferës së inceneratorëve.

Unë sot e kuptoj se përse institucionet shtetërore refuzojnë që të japin përgjigje dhe i njoftova sot anëtarët e Komisionit, përfaqësuesit e PD-së që kishin ardhur, që ne do të vazhdojmë me padi penale, nëse kjo vazhdon. Unë e kuptoj se përse sektori bankar me urdhër dhe me një shkresë të Klodian Mërtirit nuk jep të dhëna për personat në hetim. Avokatë mediatikë, avokatë politikë nuk mund ta ndalojnë dot punën e PD dhe të këtij Komisioni hetimor që ka nisur duke denoncuar këtë aferë që nga viti 2016. Unë e kuptoj sot përse konçesionari nuk jep të dhënat. Ndërkohë që sot janë publikuar të dhëna sensitive të ardhurat e të gjithë shqiptarëve, pagat e të gjithë shqiptarëve që kanë dalë nga Drejtoria e Tatimeve, shteti refuzon t’i kthejë përgjigje Parlamentit për të ardhurat e shqiptarëve, për fondet e buxhetit shtetëror që janë djegur në aferën e inceneratorëve.

Sipas informacioneve që ka marrë Komisioni Hetimor rreth 40 kompani fiktive janë krijuar, që kanë pasur pagesa për individë pa kryer punë, babai i një deputeti të PS, z. Alqi Bllako është vërtetuar, përveç atyre që janë vërtetuar për z. Lefter Koka. Partia Demokratike, unë dhe të gjithë anëtarët e Komisionit Hetimor, jemi të angazhuar t’i shkojmë deri në fund këtij grupi të strukturuar kriminal. I bëj thirrje SPAK-ut të vazhdojë hetimet dhe të shtrihet tek personat me pushtet. Sot Lefter Koka është pa pushtet dhe pa mandat deputeti. Ata që janë me pushtet në zyrat e shtetit, ata që janë me mandat deputeti, nuk po hetohen akoma. Askush nuk është mbi ligjin. Askush nuk ka për ta ndalur punën  e këtij Komisioni.’- tha Tabaku.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:40
Basha: Bllokimi i komisionit hetimor nga PS demaskon kokat e vërteta të aferës 430 milionë euroshe të mafies së inceneratorëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar, pasi Partia Socialiste nuk mori pjesë në komisionin hetimor të ngritur për Inceneratorët. Basha thotë se bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare.

‘Bllokimi i Komisionit Hetimor për mafien e inceneratorëve nga Partia Socialiste, është jo vetëm i jashtëligjshëm dhe antikushtetues, por demaskon kokat e vërteta që kërkojnë t’i fshihen drejtësisë, për dëmin prej 430 milionë euro që u kanë shkaktuar familjeve shqiptare. Lufta kundër korrupsionit është jetike për Shqipërinë dhe përpjekjet e qeverisë më të korruptuar në rajon, për të penguar transparencën dhe hetimin parlamentar, nuk do ta ndalin misionin tim dhe të Partisë Demokratike në përballjen me armikun e mirëqenies së shqiptarëve.’- shkruan Basha.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen