Tabaku debat me Shalsin tek ‘Ekonomia’ për KLSH: Mos sulmoni institucionet e pavarura

Tabaku debat me Shalsin tek ‘Ekonomia’ për KLSH: Mos sulmoni institucionet e pavarura

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në dëgjesën me kryetarin e KLSH, kritikoi ashpër tentativën e kryetarit të komisionit të Ekonomisë dhe Financave Eduard Shalsi për të sulmuar institucionin e KLSH dhe pavarësinë e tij.

Ajo solli në vëmendje dhe një herë standardin e dyfishtë që përdorej për z. Shehu drejtues të KLSh dhe drejtuesit e tjerë të institucioneve të pavarura që ndonëse kanë sjellje arrogante sërishmi janë të falur nga mazhoranca dhe respektohen nga pala tjetër.

Tabaku tha se AKU ka manipuluar publikun me deklaratën pasi KLSH e ka informuar atë duke i dërguar raportin. 

“I nderuar,  drejtues I KLSH të kishte qenë në zgjedhjen time nuk do isha future në lidhje me çështjen që ju u morrët për raportin e AKU dhe problemit që ka ndodhur në vitin 2021 por mbasi kjo ndodhi, u informova  për auditimin tematik të ushtruar nga KLSH. Kam mbetur pa fjalë që ky raport  bashkë me 160 raporte të tjera ka ardhur në Komision të Ekonomisë dhe ne të gjithë këtu sillemi sikur skemi dijeni për këtë gjë? Ky raport shkruan qartësisht që në datën 27 korrik në orën 13.58 ka marrë AKU njoftim për një rrezik shumë të lartë dhe pas një muaji ka bërë infrmimin?

Këtë raport e të marrin masa për këtë raport. Jam ndjerë shumë keq kur kam parë sulme ndaj KLSH dhe sna takon që të bëjmë këtë gjë. Kam shumë shqetësime në lidhje me KLSH por nuk më jep të drejtën as të sulmoj dhe as të vë në pikëpyetje integritetin vetëm sepse japin mendime kundër qeverisë. Ne duhet përtej politikës ti mbrojmë këto institucione të pavarura”, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

U vra nga policia serbe, mesazhi Faton Hajrizit: Nuk përtoj të vdes, më kanë torturuar

U vra nga policia serbe, mesazhi Faton Hajrizit: Nuk përtoj të vdes, më kanë torturuar