Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimeve në vend, duke akuzuar qeverinë për politika fiskale që, sipas saj, rëndojnë qytetarët dhe favorizojnë një pakicë në kurriz të shumicës.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se situata aktuale është pasojë e një ekonomie që nuk prodhon dhe e një sistemi taksash që, sipas saj, mban çmimet në nivele të larta.
“Rritja e çmimeve që ka nisur me kohë reflekton problemin real që ka sot ekonomia shqiptare. Ekonomia sot është bërë ekonomi e pakicës, e privilegjeve, që nuk prodhon më. Sot ekonomia shqiptare mbahet ose nga administrata publike ose nga ndërtimi, s’ka ekonomi tregu. Rritja e çmimeve me kohë e nisur, reflekton taksat e larta, sistemin fiskal dhe favoret që i janë dhënë pakicës në dëm te shumicës”, shprehet Tabaku.
Sipas Tabakut, ky model ekonomie e mban për fyti rritjen ekonomike, varfëron familjen shqiptare dhe e pengon Shqipërinë që të zhvillohet.
“Çmimi i karburanteve nuk është duke u ulur, fajin e kanë taksat, për çmimet e produkteve të tryezës, fajin e kanë taksat. Është ajo taksë e cila 60% nga pompa e karburantit shkon në tryezën e qytetarëve shqiptarë dhe çfarëdo lloj gjejë të bëjë këta nuk i ul çmimet, i mban më të larta se rajoni dhe vendet europiane, pavarësisht të ardhurave që ka Shqipëria. Ky është problemi që ka ekonomia shqiptare sot. Një ekonomi që nuk prodhon, që është e kapur, që jep favore për pakicën dhe rëndon me taksa shumicën. Ky mentalitet e mban për fyti rritjen ekonomike, varfëron familjen shqiptare dhe e pengon Shqipërinë që të zhvillohet”, vijon Tabaku.
Komente











Nuk i kuptoj këta të djathtët shqiptarë. Duan kapitalizëm por me sistem socialist.. E gjithë bota perëndimore që supozohet të jetë demokratike dhe kapitaliste kështu funksionon. Pasuria përqendrohet vetëm në pak duar dhe pjesa tjetër e popullsisë janë delet që shërbejnë. Apo këta të PD e kanë shqetësimin pse nuk janë në duart e tyre pasuria. Zonja e zotërinj, në ‘90 kërkuat ndryshim sistemi dhe zgjodhët kapitalizmin. Enver Hoxha ju paralajmëroi e ju këshillonte që kapitalizmi është i egër. Jo ju, duam kapitalizëm. Na tani gëzojuni kapitalizmit e vrituni si hienat..
Përgjigju