SUEDI- Pas lajmit për refuzimin e azilit për familjen Tafili në Suedi, gazeta “Ekspressen.se” sjell një reportazh nga komuna Rrethinat në Shkodër. Në fillim të 2014-s nipi i Admir Tafilit në Suedi, vetëm 10 vjeç, ra pre e një sulmi barbar, ku mbeti i plagosur rëndë. E ndërsa i shpëtoi sulmit me thikë, në reportazhin e gazetës suedeze ai tregon shenjat e plagëve të marra në trup, ndërsa bën apel që familja e tij të mos riatdhesohet në Shqipëri, pasi ndihen të rrezikuar. Ndërkaq, gazeta suedeze sjell edhe një intervistë të Admir Tafilit, i akuzuar për vrasjen për gjakmarrje të dy vëllezërve Pjetrushi.
Tafili justifikohet se ka vrarë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit, pasi sipas tij drejtësia për 10 vjet nuk mori për bazë pretendimet e tij.
“E përdora Kanunin pasi kisha provuar të marr ndihmë nga shteti. Shteti s´bëri gjë. Po të kishte një sistem funksional drejtësie në Shqipëri, s´do të kishte nevojë për Kanunin. Fajtori do të dënohej dhe kështu s´do të kishte problem. Kjo që po ndodh tani është katastrofë! Vendosa të arratisem pasi mësova se familja Pjetrushi kishte rënë në gjurmë të vendit ku jeton familja dhe vëllai dhe kishte porositur vrasjen e nipit tim. Ua tregova autoriteteve në Shqipëri, por djali i vëllait tim u plagos. Shqipëri është kjo! Nëse unë ia dal t’i fus gjashtë armë në burg, më thuaj atëherë çfarë mbrojtjeje, Shqipëria, i jep familjes time kur të dalin jashtë?”, thotë Tafili për gazetën suedeze.
Kryetari i Komunës Rrethinat në Shkodër, Luan Harusha, e tregon alarmante situatën kur deklaron për gazetarët suedezë se me të njëjtën problematikë gjakmarrjeje si Tafili, janë edhe 200 familje të tjera.
Hasmëria mes Tafilëve dhe Pjetrushit e ka zanafillën në operacionin e policisë për arrestimin e Bahri Tafilit dhe të birit Admir në vitin 2000. Në operacion pati shkëmbim zjarri ku mbeti I vrarë kryepolici i Shkodrës Arben Zylyftari dhe Bahri Tafili.
Për vrasjen e Bahriut familja Tafili akuzoi oficerin Prel Pjetrushi. Ndërsa Admir Tafili u dënua me 20 vite burg dhe i vëllai Genci me 25 vite burg për vrasjen e Zylyftarit.
Në vitin 2010 dy vëllezërve u jepet leje për të shkuar në shtëpi nga Burgu, dhe Admir Tafili përfiton nga kjo leje për t’u arratisur.
Tafili shfrytëzon arratinë për të ekzekutuar në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit. Në një intervistë për “A1 Report” Pjetrushi ka mohuar të ketë lidhje me sulmin ndaj nipit të Tafilit në Suedi, duke deklaruar se ndodhej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërsa Tafili në një tjetër intervistë për “A1 Report” në telefon ka akuzuar Pjetrushin si organizator i atentatit hakmarrës.
Familja Tafili, jeton prej vitesh në Suedi, ku kërkon azilin me pretendimet e mungesës së sigurisë për jetën në Shqipëri për shkak të gjakmarrjes, ndërsa gjithçka do të vendoset pas vendimit që do të merret në Suedi pas apelimit për riatdhesimin e kësaj familje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO