SALZBURG - Ministri Samir Tahiri u ka kërkuar vendeve të BE-së, gjatë forumit të Ministerialit të Salzburgut, kërkoi futjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në listën e vendeve të sigurta, si dhe shkurtimin e rocedurave të përpunimit të kërkesave për azil, si e vetmja mënyrë për të frenuar azilantët.
Kjo sipas tij pasi procedurat të cilat zgjasin deri në 6 muaj janë më tepër ftuese se sa në kushtet kur kthimi i përgjigjes do të ishte në 2-3 javë.
“Ne kemi nevojë që këto procedura të jenë sa më të shkurtra, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ato të mos vlejnë si ftesa për qytetarët tanë, sepse realisht është ftuese për qytetarët shqiptarë apo të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor, që të vijnë dhe qëndrojnë këtu në Austri, apo Gjermani, apo Francë, apo vende të tjera të BE, për 6 muaj apo më shumë në pritje të një vendimi, dhe kjo është më ftuese sesa të qëndronin vetëm 2 apo 3 javë në pritje të një vendimi. Prandaj, kemi nevojë për veprime dhe vendimmarrje, prej partnerëve strategjikë në BE për të shkurtuar procedurat dhe për ta bërë të pamundur për qytetarët tanë që procedurat e pritjes për dhënien e vendimit, të konsiderohen si ftesa.”- tha Tahiri gjatë fjalës së tij.
Ndër të tjera Tahiri vlerësoj punën që po bëhet në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit për sensibilizimin e qytetarëve se është absolutisht e pamundur të marrësh azil në BE mbi bazën e arsyeve ekonomike.
“Ne po realizojmë fushata sensibilizuese dhe mjete të tjera edukimi, me anë të të cilave t’ju bëjmë të qartë qytetarëve tanë se është absolutisht e pamundur të marrësh azil në BE mbi bazën e arsyeve ekonomike.”- tha Tahiri duke theksuar se po punohet bashkërisht në rajonin e Ballkanit, për të hartuar dhe pasur procedura të njehsuara të skanimit në Pikat Kufitare, duke e konsideruar këtë një instrument shumë të fuqishëm për të parandaluar azilantët.
Ministri Tahiri u shpreh gjatë fjalës në Forum, se çështja e azilit është një problem që nuk duhet parë si i tillë vetëm për vendet e Ballkanit, por për gjithë Europën, prej nga ku duhet të vijnë zgjidhje të përbashkëta.
Në ministerial morën pjesë, vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Në Forum u diskutuan çështja e migrimit të paligjshëm, bashkëpunimi policor me fokus luftën kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike.
Në takimin që drejtohej nga Ministrja e Brendshme e Austrisë, morën pjesë edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Drejtori i Përgjithshëm i FRONTEX, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it etj.
Pjesë nga fjalimi i ministrit Tahiri
E nderuar zonjë Ministre, të nderuar anëtarë dhe Miq të Forumit të Salzburgut
Ky takim shërben si një instrument i fortë për të bashkuar përpjekjet tona, me qëllim pregatitjen e një axhende të përbashkët veprimi, në lidhje me objektivat dhe prioritete tona si p.sh. lufta kundër terrorizmit, parandalimi i migrimit të paligjshëm, krimit të organizuar dhe kështu me rradhë.
Kemi pasur një diskutim shumë frytdhënës në sesionin e parë ku kemi adresuar çështje të cilat shqetësojnë më së shumti qytetatet tanë, dhe kur them këtë, kam parasysh ata europianë dhe të Ballkanit Perëndimor, çështje të cilat shqetësojnë qeveritë tona, të cilat duhet të adresohen bashkarisht, çka do të thotë çështje që nuk janë vetëm për Ballkanin, por që na shqetësojnë bashkarisht.
Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë vijuar punën për zbatimin e marrëveshjeve të ripranimit, bashkëpunime të cilat kanë qenë shumë frytdhënëse, në riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.
Kjo do të thotë se ne punojmë ngushtësisht me partnerët tanë në BE, për të pritur qytetarët tanë të cilët kryesisht për qëllime ekonomike, vijnë në vendet e BE, dhe kërkojnë azil në mënyrë të paligjshme.
Po punojmë bashkërisht në rajonin e Ballkanit, për të hartuar dhe pasur procedura të njehsuara të skanimit në Pikat Kufitare, duke e konsideruar këtë një instrument shumë të fuqishëm për të parandaluar azilantët dhe kjo është arsyeja pse në sesionin e parë biseduam për të patur ekspertizë dhe ngritje kapacitetesh nga partnerët tanë europianë, për të përforcuar instrumentat tona në kufi duke realizuar kështu parandalimin e azilkërkuesve të paligjshëm që në vendin e origjinës.
Ndërkohë ne po realizojmë fushata sensibilizuese dhe mjete të tjera edukimi, me anë të të cilave t’ju bëjmë të qartë qytetarëve tanë se është absolutisht e pamundur të marrësh azil në BE mbi bazën e arsyeve ekonomike.
Thënë sa më sipër, ne vërtetë besojmë se duhet të jemi së bashku në këtë përpjekje tonën duke ndarë përgjegjësi dhe kjo do të thotë që vendet e BE të zhvillojnë në nivele kombëtare apo të BE, një listë të vendeve të sigurta të origjinës.
Qoftë kjo në nivel kombëtar apo nivel europian, ne na ndihmon për të adresuar më mirë problemin e azilkërkuesve.
Një çështje e dytë për t’u adresuar, janë procedurat që nisin nga intervistimi, e deri tek vendimi përfundimtar në lidhje me dhënien ose jo të statusit të azilantit, një qytetari që vjen nga Ballkani Perëndimor.
Ne kemi nevojë që këto procedura të jenë sa më të shkurtra, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ato të mos vlejnë si ftesa për qytetarët tanë, sepse realisht është ftuese për qytetarët shqiptarë apo të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor, që të vijnë dhe qëndrojnë këtu në Austri, apo Gjermani, apo Francë, apo vende të tjera të BE, për 6 muaj apo më shumë në pritje të një vendimi, dhe kjo është më ftuese sesa të qëndronin vetëm 2 apo 3 javë në pritje të një vendimi. Prandaj, kemi nevojë për veprime dhe vendimmarrje, prej partnerëve strategjikë në BE për të shkurtuar procedurat dhe për ta bërë të pamundur për qytetarët tanë që procedurat e pritjes për dhënien e vendimit, të konsiderohen si ftesa.
Një zgjidhje duhet t’i jepet edhe ndihmës ekonomike për ata që kërkojnë azil në BE, apo për lejet e punës, sepse këto mund të konsiderohen një tjetër faktor ftues, çka e bën shumë tërheqëse për qytetarët në Shqipëri që të vijnë të qëndrojnë këtu për 6 muaj a më tepër, duke i dhënë në këtë mënyrë një lloj zgjidhje çdo lloj problemi ekonomik që mund të kemi në vendet tona. Kjo është arsyeja pse ne duhet të punojmë së bashku, dhe ne diskutuam në sesionin e parë sesi do të punojmë së bashku, në rrafshin biletarel por gjithashtu edhe në nivel europian, ku vendet e BE-së duhet ta shtyjnë procesin e adresimit të këtij problemi, sa i përket migrimit të paligjshëm, pasi ai nuk është vetëm problem i BE-së, por në rradhë të parë ai është problem i vendeve tona.
Ne nuk duam që largimi i fuqisë punëtore apo i të kualifikuarve, të mund të vërë në rrezik zhvillimin ekonomik të vendeve tona.
VIJON....
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO