Tahiri: Asnjë gjobë për zjarrfikësen e
jelekun e verdhë,denonconi abuzimet
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar në rrjetin social “Facebook” të dhëna mbi aktivitetin policor në 400 ditë që ai është në krye të këtij dikasteri. Sipas Tahirit, policia nuk ka vënë gjoba për zjarrfikësen në makinë dhe për jelekun e verdhë, pasi ligji nuk e kërkon një gjë të tillë. Ndërkaq, ministri Tahiri ka ftuar qytetarët të denoncojnë rastet abuzive të vendosjes së gjobave nga punonjësit e policisë.
TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar në rrjetin social “Facebook” të dhëna mbi aktivitetin policor në 400 ditë që ai është në krye të këtij dikasteri. Sipas Tahirit, policia nuk ka vënë gjoba për zjarrfikësen në makinë dhe për jelekun e verdhë, pasi ligji nuk e kërkon një gjë të tillë. Ndërkaq, ministri Tahiri ka ftuar qytetarët të denoncojnë rastet abuzive të vendosjes së gjobave nga punonjësit e policisë.
Tahiri ka vijuar me statistika mbi kutinë e ndihmës së shpejtë, ku Tahiri, ka krahasuar me qeverisjen e kaluar nga Janari deri në Shtator, e cila ka vendosur rreth 2000 gjoba për mungesën e kutisë së ndihmës së shpejtë në automjete. Kurse qeveria e tanishme në 400 ditë ka vendosur rreth 380 gjoba.
Ai shkruan në rrjetin social se,
“A e di se këto 400 dite, Policia ka arrestuar 9821 persona për vepra penale te ndryshme? (24.5 persona/dite).
A e di se këto 400 dite, Policia ka trajtuar 63.535 konflikte ndërmjet qytetareve? (159 konflikte/dite).
A e di se këto 400 dite, Policia ka sekuestruar 1.175 arme pa leje? (3 arme/dite).
A e di se këto 400 dite, Policia ka sekuestruar 301.383 municion te paligjshëm? (753 municione/dite).
A e di se këto 400 dite, Policia ka kontrolluar 536.611 mjedise/mjete? (1.341 mjedise/dite).
A e di se Janar-Shtator 2013, Policia ka vendosur 1.957 gjoba për kutinë e ndihmës se shpejt përkundër 380 gjobave gjate këtyre 400 ditëve?
A e di se Policia ka vendosur 0 (zero) gjoba për jelekun e verdhe sepse nuk e kërkon ligji një gjë te tille?
A e di se Policia ka vendosur 0 (zero) gjoba për zjarrfikësen ne makine sepse nuk e kërkon ligji një gjë te tille?
A e di se ne numrin falas 08009090 mund te denoncosh korrupsionin dhe sjelljen e paligjshme te punonjësit te policisë?”
Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 13819
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot finalja e Superkupës së Spanjës dhuron një 'El Clasico', formacionet zyrtare të Real Madrid - Barcelona! Flick ka gati Olmon
12 Janar, 19:16
-
Moti i keq/ Pas kamionëve ndalohet edhe kalimi i autobusëve në Kapshticë! Lejohet vetëm kalimi i makinave me goma dimërore drejt Greqisë
12 Janar, 19:15
-
Ministria e Mbrojtjes liston rrugët e bllokuara në veri të vendit si pasojë e reshjeve të borës, ja si pritet të jetë moti nesër
12 Janar, 19:05
-
VIDEO/ 120 minuta lojë, dy gola dhe karton i kuq! Manchester United eliminon Arsenalin nga FA Cup pas penalltive
12 Janar, 19:01
-
Lezhë/ Pa energji për shkak të motit të keq, propozohet që nesër të mos zhvillohet mësimi në shkollat e Bashkisë së Kurbinit
12 Janar, 18:49
-
Rubio optimist për angazhim me Kinën si Sekretar Shteti, pavarësisht sanksioneve nga Pekini
12 Janar, 18:47
-
VIDEO/ 14 fitore radhazi, Atl. Madrid mposht 1-0 Osasunën dhe merr kreun e La Ligas
12 Janar, 18:29
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Moti i keq në Krujë/ Pisha bie sipër 2 automjeteve në Krastë, pa të lënduar! Rritet niveli i prurjeve në lumin Ishëm
12 Janar, 18:18
-
OSSH për motin e keq: Më problematike zona Shkodër-Dibër, 43 fidra të dëmtuar, 1500 punonjës në terren, vëmendje energjisë në hidrovore
12 Janar, 18:15
-
Bora sjell probleme në Qarkun e Elbasanit, bllokohet aksi 'Prrenjas-Pogradec'! Dhjetëra fshatra pa energji elektrike (VIDEO)
12 Janar, 18:09
-
Shënojnë rënie rastet me virusin HMPV në Kinë, thonë zyrtarët
12 Janar, 17:55