TIRANË - Shqipëria nuk ka asnjë kërcënim konkret sa i përket sulmeve të mundshme terroriste, por të gjitha masat e përforcuara janë ndërrmarë për të garantuar sigurinë publike përsa kohë vendi ynë është radhitur krah shoqërive në Aleancën globale kundër ISIS, - deklaroi nga Durrësi ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Prania e forcave të shtuara të Policisë, FNSH-së dhe RENEA-s në rrugët e kryeqytetit, në qendra tregtare, institucione, por edhe hapësira publike të mbipopulluara, ngjalli habi mes qytetarëve e deri diku dyshime e panik për kërcënime të ndryshme që i kanoseshin vendit tonë. Por ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri thotë se masat shtesë të sigurisë në këto vende të frekuentuara masivisht nga qytetarët, janë marrë për të garantuar sigurinë, ashtu siç po bëjnë edhe shumë vende të ndryshme të Evropës dhe Rajonit, pas sulmeve terroriste në Paris të premten e 13 nëntorit.
Ministri Tahiri tha se mazhoranca ka propozuar një ligj për sigurinë publike ku ndahen përgjegjësitë mes shtetit, policisë, biznesit, agjencive ligjzbatuese dhe vetë qytetarit në mënyrë që ata të jenë sa më të sigurtë.
“Shqipëria nuk është imune nga rreziku i terrorizmit për sa kohë ne jemi rreshtuar në shoqëritë dhe vendet që mbrojnë vlerat e qytetërimit modern. Në këtë kuadër nuk po them që ka rrezik eminent, por është e domosdoshme që të forcohen masat e sigurisë. Kemi propozuar një ligj për sigurinë publike, ku përfshihet ndarja e përgjegjësive ndërmjet shtetit, Policisë së Shtetit, agjencive ligjzbatuese, biznesit, komunitetit të sipërmarrësve, institucioneve private dhe në fund të ditës, qytetarit për të ndarë përgjegjësinë e masave të sigurisë që do të marri, p.sh., meqë jemi në një qendër tregtare, qendra tregtare duhet patjetër të pajiset me masa sigurie shtesë, të tilla që do të bënin të pamundur rrezikimin e konsumatorit apo qytetarëve që i frekuentojnë. Kjo vlen edhe për sheshet publike, vlen edhe për këndet e lojërave të fëmijëve, vlen për kopshtet, shkollat, rrjetin e infrastrukturës strategjike, qoftë kjo energjetike, qoftë ujësjellësat, vlen për çdo subjekt apo indikator që për ne hyn në hartën e rrezikut. E përsëris, kjo nuk do të thotë që ka të bëjë me rreziqe eminente. Kjo ka të bëjë me masa që duhet të marrim ne, bashkë me partnerët, siç po i merr çdo vend i rajonit dhe çdo vend në Europë, për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt dhe qytetarët shumë më të sigurtë”, sqaroi ministri Tahiri.
Deklarata e kreut të Minsitrisë së Punëve të Brendshme u bë pas një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël në qytetin e Durrësit. Tahiri, në cilësinë e koordinatorit të Partisë Socialiste për Durrësin i njohu përfaqësuesit e biznesit në lidhje me uljen e taksave dhe heqjen e tyre për bizneset që arrijnë deri në 5 milionë lekë xhiro në vit si dhe uljen e nivelit të taksimit për biznesin e vogël me xhiro vjetore nga 5-8 milion lekë.
“Ne po zhvillojmë një axhendë intensive të komunikimit me biznesi, sepse besojmë shumë që përfaqësuesit e biznesit janë partnerët më të parë të qeverisë për të krijuar një klimë ku mund të çlirohen energjitë pozitive të biznesit. Eshtë për këtë arsye që qeveria mori një iniciativë për të cilën ju jeni në dijeni për të zeruar barrën fiskale për biznesin nga zero deri në 5 milionë lekë të reja në vit. Dhe për të çuar në 8% barrën për ata që kanë xhiron nga 5-8 milion lekë. Ne besojmë gjithashtu që biznesi është një partner i yni i rëndësishëm për të ndërtuar siguri. Pra nga njëra anë për të ndërtuar mirëqenie ekonomike që në fund të ditës shkon te qytetari dhe nga ana tjetër për të ndërtuar sigurinë e përbashkët në qytetin e Durrësit dhe në çdo qytet të Shqipërisë. Shkëmbyem mendime me përfaqësuesit e biznesit, morëm shënim problemet që ata kanë dhe sigurisht do i kalojmë për zgjidhje pa tjetër”, - tha ministri Tahiri.
Ai shtoi se janë marrë propozimet nga ana e biznesit dhe tashmë do të analizohen.
“Ka një seri problemesh që janë kryesisht teknike që në fund të ditës ne na sjellin ndërmend domosdoshmërinë për të komunikuar intensivisht me përfaqësuesit e biznesit. Janë çështje që janë trashëguar në historinë e marrëdhënies ndërmjet shtetit dhe përfaqësuesve të biznesit, të cilat nuk mund të zgjidhen menjëherë për shkaqe të arsyeshme dhe objektive por që do marrin kohën e duhur për t’u zgjidhur menjëherë”, - përfundoi Tahiri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com