TIRANË, 4 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ -Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, deklaroi sot në një konferencë për mediat se deklaratat e deputetit Tom Doshi janë spekulime të të panumërta. Sipas ministrit Tahiri, deklaratat e deputetit Doshi janë me dy versione.
"Jam këtu për t'i thënë fund spekulimeve të panumerta të akuzës të Tom Doshit që perfshin mua dhe rolin e policise se shtetit që nga dita kur kam marrë dijeni nga deputeti. Pra sot për të shmangur humbjen e eksposezë sime në tymnajën që PD po i bën një pretendimit të kthyer në akuzë politike", tha Tahiri
Duke renditur faktet në mënyrë kronologjike, për të cilat u shpreh e është vënë në dijeni, ministri Tahiri theksoi se më datë 6 shtator 2014 me kërkesë të Kryeministrit ka takuar deputetin Tom Doshi.
"Më datë 6 shtator 2014, me kërkesë të kryeministrit Rama jam takuar e kam dëgjuar Doshin, në Durrës te zona rezidenciale. Takimi zgjati 30 minuta Doshi më rrëfeu se kishte zbuluar një komplot për vrasjen e tij dhe kishte identifikuar porositësit dhe ekzekutorët. Më tha se vrasesin e kishte në shtëpinë e tij në plazhin e Durresit të cilin më kërkoi ta takoja. Gjatë takimit Doshi deklaroi se personi që kishte marrë persipër vrasjen ishte nga Fushë-Kruja, Fatjon Skënderi, ish-shoferi i Mediut", u shpreh minsitri Tahiri.
Ministri Tahiri theksoi se, "Doshi më tha se në rrugë private kishte zbuluar që tek lokal "Viva", ish-shoferi i Mediut së bashku me Agron Kuliçin, Agim Ramën, Eugen Becin, Imer Lala, Ylli Xhaxhollari pronar i lokalit, kishin organizuar vrasjen e Tom Doshit. Doshi këmbënguli se edhe Llalla ishte i përfshirë në këtë komplot nëpërmjet Eugen Becit. Të dhënat që i kishte dhënë Llallës i kishin marrë vesh këta persona që kishin organizuar vrasjen.
Ministri Tahiri më tej u shpreh se në takimin e dytë me deputetin Doshi, ky i fundit i kishte thënë se, "Vrasësi i kishte deklaruar se një tentativë konkrete për ta vrarë kishte dështuar. Vrasësi i paguar i kishte thënë Doshit, se më 21 qershor, Doshit i kishin vënë eksploziv në makinën e tij, ishte vënë në një motor picash e do shpërthente kur Doshi të futej në makinë. Doshi më ka dhënë dy arsye të ndryshme pse akti terrorist s'u krye. Njëra që vrasësi ishte bërë pisham dhe e dyta se nuk hipi në makinë, por eci në këmbë".
Ministri Tahiri u shpreh se janë shqyrtuar edhe pamjet filmike të një banke në vendin e deklaruar nga Doshi, nga data 19-26 qershor 2014. "Nga pamjet nuk rezulton të ketë ndodhur asgjë nga ato që deklaron Doshi, asnjë pretendim nuk u bazua në faktet e mbledhura motor ii picave i përfshirë", tha Tahiri. (vijon) /a.ke/










