Tahiri: Gjetëm policë pleq e pa
shkollë, Noka: Ministri më debil

TIRANË - Nuk është ruajtur aspak etika mes deputeteve në komisionin e sigurisë kombëtare, ndonëse ishin mbledhur për të hartuar ligjin për etikën e policëve.

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është vënë nën shënjestër të akuzave të paraardhësit të tij demokrat Flamur Noka për punësimet në radhët e uniformave blu, por dhe për lidhjet e tij të prezumuara me krimin. Akuza të cilat kanë degjeneruar jo rrallë dhe në sharje e ofendime personale. Tonet e larta në komision detyruan kryetarin Spartak Braho të ndërpresë disa herë mbledhjen.
 
Ligji për etikën në policinë e Shtetit shfuqizon atë të vitit 2008, por pothuajse të gjithë deputetët në unison shprehën vërejtjet e tyre lidhur me sjelljen e njerëzve të rendit, për të cilët vetëm këtë vit ka pasur mbi 7000 denoncime në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm nga qytetarët.

Më poshtë debatet në Komisionin e Sigurisë
Ministri Tahiri ishte në Komisionin parlamentar të Sigurisë Kombëtare për të raportuar në lidhje me ligjin mbi etikën në Policinë e Shtetit. Por ndërsa ministri fliste për ndryshimet e nevojshme që duhet të përfshijnë efektivët dhe gjendjen ku kjo qeveri e gjeti policinë e Shtetit, deputeti demokrat Noka ka ndërhyrë duke i cilësuar gënjeshtra e deri aty sa e quajti ministrin "debil dhe mashtrues".

Tahiri: Kishim një kod etike për policinë që në vitin 1998. Në vitin 2013, progres raporti i BE e cilësonte të korruptuar Policinë e Shtetit. 
Flamur Noka: Para se të gënjesh sill këtu raportin
Tahiri: Ja ku e ke
Noka: Mos gënje. Ky është shkresa që të ka bërë drejtori ty
Tahiri: Paturpësinë tënde për të moslexuar nuk e kontrolloj dot unë
Braho: Mbledhjen e drejtoj unë. Do të të nxjerr jashtë.
Noka: Ti je një trafikant. Mashtrues dhe i pafytyrë. Gënjeshtra të pacipa këto që thua për kohën kur PD drejtonte ministrinë. Gënjeshtra e mashtrues
Tahiri: Mbaji nervat. 
Noka: Ato raporte që lexoi të na i japë ne. Këtu është para deputetëve. Nuk është në laboratorin e drogës që e dogji për të fshehur provat. 
Braho: Flamur...do ikësh jashtë. 
Noka: Nxirri raportet o kokrra e mashtuesit. 
Lutaj: Nxirrini kamerat jashtë se pushon vetë Flamuri. Respektoni etikën. Kjo është një mvledhje serioze. 
Noka: Minimumi është që unë nuk pranoj të më gënjejnë sy për sy.
Çuko: Na lër të vijojmë mbledhjen.
Noka: Ju nuk e keni problem t'ju mashtrojë. Ai ka dy vjet që ju shkel me këmbë juve. Nuk ju bën përshtypje. 
Stërkaj: Nxirrni mediat jashtë
Çuko: Jo. S'e nuk flet Flamuri pastaj. 
Braho: O Flamur...çfarë ke pirë sot?
Noka: Ministri të premtojë që nuk do gënjejë...ndryshe nuk e lëmë të flasë. 
Braho: A do na premtosh z. Ministër? 
Tahiri: Unë e vlerësoj ritmin e veçantë që merr mbledhja në këto raste. 

Tahiri: Niveli i Policise së Shtetit ishte tmerrësisht i ulët. E gjetëm policinë më injorante. Gjetëm në Policinë e Shtetit, policët më të plakur në rajon e Evropë, policinë më pak të arsimuar në çdo vend tjetër, me analfabetë e injorantë.
Noka: Ti je ministri më debil. Si mund të quash injorante Policinë e Shtetit. Jepini të pijë ilaçet ose nxirreni jashtë. Si mundet një palo trafikant të fyejë Policinë e Shtetit? 

tahir ne komision sigurie
Tahiri sot ne Komisionin e Sigurise

Ndërpritet mbledhja. 

Tonet e larta dhe jo etike, kanë bërë që kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho të ndërpresë mbledhjen për disa çaste, ndërsa ka rinisur më tej pa praninë e Partisë Demokratike.
 
Braho: 
PD kishte ardhur me mision për ta prishur mbledhjen. Dështoi dhe u largua
 
Por pak pas kësaj deklarate ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka i është bashkuar mbledhjes dhe bashkë me të edhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike.

Tahiri: Shani e shpifni ndaj ministrit, por jo ndaj policisë. Kemi nevoje dhe ngjarjet në Paris na kanë treguar se duhet bashkëpunuar.
Noka ministrit: Meriton polici të quhet injorat.
Tahiri: Unë nuk përdor fjalë kot. Nuk thashë që policia është injorante. Niveli i edukimit të policëve nuk i përgjigjet as nivelit mesatar të shoqërisë e jo më të policëve europian. Unë nuk do të pajtohem kurrë deri sa në Policinë e Shtetit të jetë model sjellja korrekte me qytetarët. Roja e PD bëhej drejtor i FNSH. Këta janë injorantët në Policinë e Shtetit. Unë nuk pajtohem si Noka me llumin
Tahiri: Paratë e pista që kemi kapur ne, deri dje finaconte politikën.
Noka: A mund të rrijë minister një njeri që ka komunikim me bandat? A ndjen përgjegjësi? Jep llogari për përdorimin e makinës.
Tahiri: Tani e dëgjoj akuzën se makina ime qenka kapur me drogë. PD më akuzon se paskam djegur laboratorin. Prokuroria ka ekspertizë zyrtare ku thuhet se zjarri  ishte aksidental. Të vendosim standarde në komunikim. Duke më bërë kriminel, nuk e di në fiton gjë opozita? Noka është nën nivelin e rojës së PD që ishte drejtor i FNSH. Fakto që jam kriminel.
Noka: Je kriminel. Ke qenë përdorues hashashi, hajdut kasetofonash dhe falsifikues vizash.Tentove vetëvrasjen dhe të sbpëtoi patrioti im.
 
Ndërpritet sërish mbledhja

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen