Tahiri-kompanive celulare: Masa
konkrete për numrat SIM ‘fantazmë’

Tahiri-kompanive celulare: Masa<br />konkrete për numrat SIM ‘fantazmë’
TIRANE- Përpilimi i listës së pronarëve të dhjetëra kartave telefonike tashmë ka një afat. Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u kërkoi sot pasdite krerëve të kompanive celulare dhe përfaqësuesve të AKEP, që brenda një periudhe të shkurtër kohore të identifikonin shtetasit që mbajnë masivisht numra celulari.

Këto masa drastike vijnë menjëherë pas shtimit të rasteve të atentateve me shpërthimet me celular.
 
Kur në vend janë shënuar dhjetëra atentate me tritol, duket se Ministria e Brendshme e ka seriozisht në parandalimin efikas të përhapjes së terrorit, duke kufizuar blerjet pa kriter të kartave të telefonit. Ato më pas përdoren si mina me telekomandë, ku vendosen sipër gomave të makinës, të ngjitura me tritolin dhe pas një telefonate mundësohet shpërthimi nga larg.

Në këtë mënyrë u plagos rëndë kreu i komunës Qendër të Vlorës, Fredo Berberi si dhe u eleminua pak ditë më parë biznesmeni durrak Xhemal Çela. Akti më i rëndë i këtij lloji ka të bëjë me vdekjen e gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi, ku ngjarja ende s’ka autor.

Eleminimet e tilla nuk lënë gjurmë dhe kjo është metoda më e preferuar për të “larë hesapet”. Pikërisht, gjetja e një ekuilibri që nuk cënon të drejtat njeriut apo të lirinë e tregtisë, po kërkohet nga Ministria e Brendshme, nismë e cila ka hasur edhe në kundërshtime.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)