Tahiri mbledh deputetët e zonave
ku Idrizi pretendon mandatin

Kryetari i PS për Tiranën, Saimir Tahiri, mbledhur në një takim deputetët e zonave ku PDIU pretendon mandatin e Shpëtim Idrizit. 

Në takim kanë marrë pjesë deputetët Ogerta Manastirliu, Elona Gjebrea dhe Xhemal Qefalia. Gjithashtu, i pranishëm ka qenë edhe juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji. 

Tahiri është informuar nga deputetët për rezultatin e PS në disa QV të kryeqytetit dhe mundësitë që forca fituese e 25 qershorit të ruiajë të paprekshëm 74 mandatet në Kuvend. 

Pas shpalljes së rezultatit nga KQZ, PDIU ka paralajmëruar se ankimojë në Kolegjin Zgjedhor rezultatin e Tiranës.

Kjo forcë politike ishte shumë pranë marrjes së mandatit të Shpëtim Idrizit dhe të katërtin në këtko zgjedhje, por votat e njësisë nr.5 përmbysën gjithçka, duke i dhënë mandatin e 18 Partisë Socialiste. 

Idrizi humbi mandatin e deputetit për vetëm 70 vota.

Ndërkohë, PDIU ka marrë dy mandate në Qarkun e ELbasanit dhe një në Dibër. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com        

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet