Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit i bëri një video në Parlament duke e postuar live në Facebook.
Saimir Tahiri i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” me Arjan Çanin ka bërë të njëjtën gjë, por duke i dhënë një mesazh Sali Berishës.
Saimir Tahiri: “Doktor bën mirë të hapësh një studio dhe të shkosh si kameraman nëpër dasma, ditëlindje e syntelliqe. Jam i bindur se do t’ia dalësh me mirë se ne Parlament. Doktor hajde me suksese doktor.
Arjan Çani: Unë vura re se sikur të pëlqeu filmimi që të bëri Berisha në Kuvend?
Saimir Tahiri: Nuk e prisja që një ish-kryeministë të bënte atë veprim.
Arjan Çani: Doktor mirupafshim, ishte me humor”.