Tahiri tjetër 'fitore' përballë Prokurorisë! Avokati: Do kërkojmë pushimin e çështjes, nuk ka prova
Saimir Tahiri ka qenë ditën e sotme në Gjyakatën e Krimeve të Rënda i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia i cili deklaroi se Prokuroria nuk ka prova për akuzat që ngre ndaj ish-ministrit dhe ata do të kërkojnë pushimin e çështjes.
Redaksia7 Mars 2019, 10:29 | Përditesimi: 7 Mars 2019, 15:23
Ish-ministri Saimir Tahiri ka qenë sot në ambientet e e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku rrëzoi një kërkesë të Prokurorisë lidhur me afatin e hetimeve mbi të . Avokati i tij Maks Haxhia sqaroi për mediat se shkuan sot atje pasi Prokuroria kundërshtonte datën 10 mars për mbylljen e hetimeve për Tahirin. Sipas Haxhisë, Apeli i dha të drejtë Gjykatës së Krimeve të Rënda duke lënë në fuqi datën 10 mars si afatin përfundimtar për përfundimin e hetimeve për ish-ministrin.
Maks Haxhia është shprehur është shprehur se do të kërkohet pushimi i çështjes pasi Prokuoria nuk ka prova për akuzat ndaj ish-ministrit. Ai tha se do të kallëzojë penalisht prokurororët e dosjes
"Ne kemi marrë fashikujt nga organi i Prokurorisë të cilat do të vlerësohen nga gjykata për të vendosur nëse do të shkojmë në gjyq. Nuk ka asnjë bazë për këto akuza. Kërkesa nuk është e bazuar ligjërisht. Ne do të kërkojmë pushimin e cështjes. Ne mohojmë cdo gjë. Mënyra se si janë sevrirur aktet që ngrejnë akuza është e paligjshme jo vetëm për arsyen që kanë dalë por edhe për formën si janë deformuar", deklaroi Haxhia.
Më 28 shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda çoi në Gjykatë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me tre akuza, të trafikut të drogës, krijimit të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprës penale në kuadër të grupit kriminal.
Pasi u njoh me akuzat Tahiri tha me ironi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.
Sistemi i drejtesise ne drejtimin e duhur.Kjo gje dihej sepse jo vetem Tahiri por te gjithe qe jane te lindur me pushtet qe kur doli"demokracia"dalin te pafajshem.
Sistemi i drejtesise ne drejtimin e duhur.Kjo gje dihej sepse jo vetem Tahiri por te gjithe qe jane te lindur me pushtet qe kur doli"demokracia"dalin te pafajshem.
Përgjigju