Tahiri-Orlando: Terrorizmi dhe
emigracioni, sfidë e përbashkët
Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando është takuar këtë të premte në kuadër të vizitës në Shqipëri me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Sfidat e përbashkëta të dy vendeve fqinje, veçanërisht bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, ishin fokusi kryesor i takimit, u shpreh Tahiri gjatë konferencës së përbashkët me Orlandon.
Ministri italian i Drejtësisë Andera Orlando i cili do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të qeverisë shqiptare, është takuar fillimisht me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Sfidat e përbashkëta të dy vendeve fqinje, veçanërisht bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, ishin fokusi kryesor i takimit, u shpreh Tahiri gjatë konferencës së përbashkët me Orlandon.
“Kemi një bashkëpunim intensiv me autoritetet italiane, veçanërisht kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, por edhe në sfidat që kanë prekur rajonin dhe Bashkimin Europian. Sfidat në kuader të krimit të organizuar dhe terrorizmit janë sfidat që nuk njohin kufij. Përpjekja jonë e pëerbashkët duhet të jetë intensive,” tha ministri Tahiri.
Nga ana tjetër ministri i drejtësisë italiane, tha se sfidat më emergjente aktuale janë ajo e emigracionit klandestin dhe terrorizmit.
“Ajo çka ndodh në njërin prej brigjeve të Adriatikut, pasohet në bregun tjetër. Ne kemi një histori positive në luftën ndaj krimit të organizuar, të cilën duhet ta përdorim për dy emergjenca. Njëra që është ajo klandestin. Njëra që parashikohet që mund të zhvillohet më tej është fenomeni i terrorizmit me karakter xhihadist. Të veprojmë sëbashku sikur të ishim një trup i vetëm. Sepse armiqtë janë të përbashkët , edhe aftësitë tona të ndërveprimit duhet të jenë të përbashkëta," u shpreh Orlando i cili foli edhe për një plan veprimi.
“Plani i veprimit konsiston në 3 pika: shkëmbimin e informacioneve, përgatitjen e operatorëve të gjyqësorit dhe policisë dhe reagimi i përbashkët”, tha ai. Sipas ministrit italian, ekzekutimi i dënimit me burg është element shumë i rëndësishëm në parandalimin e fenomenit të radikalizmit, që po përhapet siç tha ai në Itali e Shqipëri.


Vetëm një ditë më parë, ministri Orlando u përball me një kërcënim terrorist nga ISIS.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.7%
-
Frikë se humbin
42.7%
-
Arsye të tjera
8.6%
Vota total: 731
Lajme të tjera
-
Roland Bejko, modeli i zyrtarit që e ka nderuar Partinë Demokratike
29 Mars, 09:25
-
Operacioni anti-drogë në Shkodër, zbulohen 27 sera me 8000 fidanë kanabis! Arrestohet organizatori
29 Mars, 09:22
-
Kievi: Pothuajse 20,000 fëmijë janë dëbuar në Rusi! Deri tani janë riatdhesuar vetëm 327
29 Mars, 09:12
-
Vala e protestave, përse protestojnë francezët?
29 Mars, 09:11
-
Nëntë udhëheqësit e lashtë që e ndryshuan rrjedhën e historisë
29 Mars, 09:10
-
Për kë e ka? Kiara Tito publikon foto me Luizin dhe jep mesazhin ‘e koduar’
29 Mars, 09:05
-
Armaldo e ka një emër për banoren më seksi të Big Brother VIP: Do lidhesha me të nëse s'do isha martuar! Kush s'do e donte në krah
29 Mars, 09:03
-
Raporti/ Inteligjenca artificiale 'mund të zëvendësojë 300 milionë vende pune'
29 Mars, 08:51
-
Harta e re gjyqësore, shqetësime për kostot dhe vonesat në drejtësi
29 Mars, 08:37
-
Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, nesër mbahet seanca për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha
29 Mars, 08:24
-
Tragjedia në SHBA, del VIDEO nga momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele
29 Mars, 08:02