Një ditë pas deklaratave të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili akuzoi drejtësinë për situatën e sigurisë në vend, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka pranuar se situata është shqetësuese, pasi policia arreston kriminelë, ndërsa drejtësia i kthen në shoqëri. Në një deklaratë për mediat nga kryeministria, Tahiri konfirmoi vullnetin e Ministrisë së Brendshme për të vënë në jetë rekomandimet e progres-raportit të Komisionit Europian dhe tek kryerja e reformës në drejtësi, që sipas tij do të bëjë të mundur që puna e Policisë së Shtetit të mos shkojë dëm.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duke folur për progres-raportin e Komisionit Evropian deklaroi se Policia e Shtetit ka arritur të shkatërrojë “mbi 99%” të parcelave me drogë. Tahiri tha se “nëpërmjet mbikëqyrjes ajrore kemi arritur të identifikojmë parcelat dhe të shkatërrojmë mbi 99% të tyre”, operacione të zhvilluara në bashkëpunim me Guardia di Finanza. Ministri nënvizoi se, në luftën kundër drogës “në dy vjet janë shkatërruar 1.3 milionë rrënjë kanabis. Dhe kjo është 46% më shumë se 8 vjet të marra së bashku të qeverisë së mëparshme”. “Konkretisht raporti thotë se: në vitin 2014 janë shkatërruar 460% më shumë parcela kanabis sesa në vitin 2013.
Dhe ndërkohë në 10 muajt e parë të vitit 2015 numri i bimëve të shkatërruara u rrit me 40% krahasuar me vitin 2014”, tha ministri. Ministri u shpreh gjithashtu se, në vitin 2015 është mbjellë 8 herë më pak drogë sesa në vitin 2013. Ai tha se në dy vjet, Policia e Shtetit ka bërë një punë të suksesshme për luftimin e botës financiare të krimit duke u hequr nga duart kriminelëve mbi 50 milionë euro. “Në 2 vjet kemi hequr nga duart e botës së krimit mbi 50 milion euro vetëm nga lufta e punonjësve të Policisë Shtetit nga asetet kriminale dhe pastrimit të parasë”-ka deklaruar Tahiri.
HashashiSaimir Tahiri duke folur për progres-raportin e Komisionit Evropian deklaroi se Policia e Shtetit ka arritur të shkatërrojë “mbi 99%” të parcelave të hashashit.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.4%
-
Jo
51.6%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 14875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20