Pas një mungese rreth 6 mujore në seancat e Kuvendit, pas nisjes së hetimeve ndaj tij për trafikun e drogës të grupit "Habilaj", deputeti i përjashtuar nga PS, Saimir Tahiri u rikthye sot në Kuvend.
Ish-ministri i Brendshëm ishte i pranishëm sot në seancën plenare. Ai kishte planifikuar të mbante edhe një fjalim prej 20 minutash, por kushtet në të cilat u zhvillua seanca e sotme, pamundësoi zhvillimin e saj normal dhe për rrjedhoojë Tahiri nuk foli.
(Tahiri ka regjistruar emrin për të mbajtur fjalim në Kuvend)
Saimir Tahiri cilësohet deputet i pavarur pasi u përjashtua nga PS deri në fund të hetimeve ndaj tij për grupin "Habilaj". Me rikthimin sot në Kuvend, Tahiri shpëton mandatin e deputetit pasi ishte në limitet e djegies së mandatit për shkak të mungesës 6-mujore.