Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend u ka bërë thirrje deputetëve që të mos humbet kohë për miratimin e reformës në drejtësi. Tahiri tha se nuk vazhdohet dot më kështu duke thënë se ky parlament nuk vlen nëse nuk çon deri në fund reformën në drejtësi.
“Nuk ka deputet që të ketë shkelur një herë në sallën e gjyqit ku i varfri nuk gjen asnjëherë drejtësi përballë të fortit, të pushtetshmit, të pasurit. Jepen shumë pak shembuj drejtësie brenda këtyre mureve. Është kuptuar se nuk vazhdohet dot më as një minutë. Duhet reforma në drejtësi. Shqiptarët kanë kuptuar se ky parlament nuk vlen më nëse nuk i jep vendit një reformë në drejtësi”, tha ministri.
Tahiri u shpreh më tej se reforma në drejtësi është më e ngutshme sesa dekriminalizimi që kërkon opozita. Sipas Tahirit reforma në drejtësi do të çlirojë të gjithë vendin.
“Të dënojmë dy herë ato që janë dënuar një herë, po por hajde të dënojmë ata që nuk janë dënuar asnjëherë. Hajde ulim kokën dhe punojmë. Ka një shumicë shqiptarësh që janë shumica dërrmuese, që nuk flasin çdo të enjte siç flasin ne, flasin për reformë në drejtësi flasin për padrejtësinë, dhe nevojën që ka Shqipëria të ndërtojë një shtet të së drejtës. Është kjo që çliron dhe ekonominë, pronat, korrupsionin. Hajde flasim më pak dhe punojmë më shumë për të bërë atë që duan dhe presin shqiptarët sot”, përfundoi Tahiri.
Fjala e plotë e Tahirit:
E nderuar drejtuese e seancës
Të nderuar deputetë
Për hir të vërtetës mua nuk më vjen edhe aq mirë që këtu në parlament, një herë në vit thuajse, flitet për detyrimet e Shqipërisë edhe të shtetit, në raport me integrimin europian dhe sa kemi për tëbërë të gjithë bashkë, për të integruar vendin në BE.
Mua nuk më vjen edhe aq mirë, se si një herë në vit, ata që flasin në emër të BE-së këtu, në emër të integrimit europian, janë aq shumë sa humbet sensi i të vërtetës, i asaj që duhet bërë, i asaj që nuk është bërë ende, i asaj që duhet të bëjmë bashkë. Po meqë ra fjala, si s’e përmend njeri atë që duhet të bëjmë bashkë?! Ka këtu në parlament gjëra që duhet të bëjmë bashkë? Ka gjëra që rrinë këtu në mes, që duhet t’i bëjmë ne këtu, pa pasur parasysh se kush vjen, nga cila parti? Sigurisht që ka. Por nuk më vjen mirë që në momentin kur kjo thuhet, është atëherë kur duhet t’i kujtojmë njëri tjetrit në sy, detyrimet që na vijnë jo nga jashtë kësaj salle, por nga jashtë kufijve! Me demek në emër të integrimit europian. Po sa europianeështë ajo që themi përditë në parlament? Saeuropianeështë ajo që themi përditë nga foltoret e partive? Saeuropianeështëopozita kur flet për revolucion? Kur flet për zjarr dhe flakë në sallën e këshillit bashkiak? Sa europianështë cilido përfaqësues politik kur shkon në qeli burgu për të zgjedhur partish dhe pastaj dalin e flasin në emër të drejtësisë para dyerve të burgut!? Sa europianeështë që përditë ka akuza pa fre dhe shpifje pa fre, të një të zgjedhuri kundër një tjetri, për vrasje, për korrupsion, për lloj lloj shpifjeje dhe askush nuk merr mundimin ose të paktë janë ata që marrin mundimin të shkojnë te dyert e drejtësisë, për të kërkuar drejtësi prej aty, pra ku duhet të bëhet drejtësi!
Unë nuk dua të zgjatem shumë në atë që thotë raport-progresi për punën konkrete në Ministrinëe Punëve të Brendshme, sepse unë besoj që shqiptarët e dinë mirë, punën kolosale qëështë bërë, për të luftuar krimin, për të luftuar paligjshmërinë, për të luftuar informalitetin, për ta rikthyer policinë e shtetit në detyrë dhe për t’i dhënë fytyrën e shërbimit ndaj qytetarëve. Për të luftuar korrupsionin brenda policisë së shtetit dhe për të pastruar Shqipërinë nga korrupsioni. Dhe më vjen mirë që të gjitha këto gjejnë edhe të vërtetën e tyre brenda raport-progresit. Ashtu siç do luftoja të shikoja këtë edhe krahasuar në raport-progresin e vitit të kaluar, në raport-progresin e viteve akoma më parë. Por përsëri e them, nuk më vjen mirë që na takon një herë në vit që të flasim në emër të BE-së, në emër të integrimit në BE, kur këtë nuk e bëjmë përditë.
Por gjithsesi ky debat e kishte një të mirë, sepse ështëmirë të flasim për shqiptarët jashtë kësaj salle, por këtë ta bëjmë vërtetë ama!Dhejo atëherë kur me hallet e shqiptarëvejashtë kësaj salle, duam të lëshojmë sinjale brenda, këtu sallë.
Po,është e vërtetë. E dini ju, e dimë ne, e dinë edhe shqiptarët jashtë kësaj salle. Se me plotë të drejtë ka shumë qytetarë qëkanë humbur respektin për atë që bëjmë ne këtu.
Po që kur paligjshmërisë kemi filluar t’i flasim me tjetër emër? E quajmë një herë të varfër, një herë të pamundur, një herë shofer, një herëkonsumator, një herësipërmarrës, etj.
Dhe që kur kemi harruar të quajmë me emrin e parë që ka këtu dhe nëçdo vend tëEuropës?! Paligjshmëri. Ky është emri që ka.
Por nuk i kemi thënë ende, fillimisht paligjshmëri, që pastaj t’i shkojmë arsyes.
Në këtë foltore ndodh ajo që nuk u pëlqen qytetarëve jashtë kësaj salle. Sepse në këtë foltore i flet i vjedhuri, i flet edhe hajduti. Në këtë foltore ka edhe që flasin në emër të moralit, ka edhe nga ata që kur kanë pasur mundësi t’i japin vetes moral në karrigen e pushtetit kanë pasur, vetëm moral nuk kanë pasur.
Në këtë foltore, agresorët flasin në emër të viktimave. Të fortët flasin në emër të tëdobtëve
Në këtë sallë, nuk ka ende të vërteta të plota, për të cilat ia vlen të bashkohemi e t’u flasim shqiptarëve.
E tha një kolegu im pak më parë, se zgjedhësit janë të barabartë para ligjit. Por të zgjedhurit janë pak më shumë të barabartë. Në fakt shqiptarët mendojnë që i varfri dënohet. I pasurinuk dënohet, taksohet!I fortinuk dënohet, taksohet! I dobëti dënohet.
Por shqiptarët mendojnë edhe se këtu brenda ka shumë pak ndër ne, që e kanë seriozisht thirrjen për drejtësi.
Jo se shqiptarët duan hakmarrje, por sepse padurimi për drejtësinë, nuk mbushet dot mëme fjalime.
Dhe kujt i flet ky parlament? Akoma më shumë, në emër të kujt flet ky parlament?
U flet shqiptarëve? A nuk është politika e këtyre viteve që i ka shtyrë shqiptarët në një garë të pamoralshme, akoma më shumë të rinjtë në një garëtë pamoralshme, kush bëhet më i pasur dhe kush bëhet më i pasursa më shpejt?
Nën shembullin e politikës. Nën shembullin personal të atyre që u ngrysën të varfër dhe e gdhinë të pasur! Duke ndryshuar vetëm një gjë, karrigen poshtë të ndenjurave!
Në emër të kujt shqiptarëve, përfaqësues të parlamentit këtu, shfaqen në qelitë e burgjeve për sivëllezërit e tyre të partisë?
Këtu ka deputetë që kanë shkuar në qelitë e një të zgjedhuri,i cili edhe pse u dënua për korrupsion, ukandiduaprapë për të qenë kandidat i partisë në zgjedhjet vendore!
Dhe kjo nuk është as europiane dhe as e drejtë!
Ndërkohë që nuk ka deputetë që të kenë shkuar një herë të vetme dhe të kenë shkelur një herë të vetme aty në sallën e gjyqit, ku i varfri masakrohet nga padrejtësia, por nuk gjen kurrë rrugën për të gjetur drejtësi përballë të fortit, përballë të pushtetshmit, përballë atij që ka parà!
Dhe në emër të kujt? Në emër të shembullit të drejtësisë që jepet këtu? Sigurisht jo. Jo, se jepen shumë pak shembuj drejtësie brenda këtyre mureve. Dhe asnjë shqiptar nuk e beson plotësisht, pavarësisht asaj që besoj unë vetë në fakt.
Por ka një të mirë të madhe, ai debat që u bë këtu, dhe është mirë të bëhet përsëri.
Sepse më në fund brenda këtij parlamenti, është kuptuar nga të gjithë se kështu nuk vazhdohet dot më, asnjë minutë më shumë. Se duhet reforma në drejtësi. Kjo është kryefjala e të gjithëve.
Se edhe brenda kësaj salle tashmë është e qartë që nuk mund të rrinë të gjithë njëlloj.
Nuk mund të rrijnë të gjitha palët njëlloj, edhe agresorët, edhe viktimat. Edhe të vjedhurit edhe hajdutët. Edhe të moralshmit edhe të pamoralshmit. Nuk mund të rrinë të gjithë më dhe shqiptarët e kanë kuptuar këtë.
Por mbi të gjitha, shqiptarët kanë kuptuar një gjë më shumë që ky parlament nuk vlen më në asnjë dimënsion të vetin, nëqoftëse nuk i jep shqiptarëve reformën në drejtësi.
Padrejtësitë që ka shkaktuar një klasë e tërë politike që nga 1990 deri më sot, ka vetëm një mënyrë për t’ia shlyer shqiptarëve. Dhe kjo është drejtësia. Dhe kjo është reforma në drejtësi.
Dhe brenda kësaj salle janë të gjithë brezat, që nga ata që e filluan në 1990, e deri ata që janësot për herë të parë në parlament. Por ndërkohë janë edhe ata që përfituan nga pritja e padrejtë e shqiptarëve 20 kusur vjet për të bërë drejtësi. Ata që përfituan nga kjo pritje për t’u pasuruar vetë.
Por borxhin për të bërë reformën në drejtësi e trashëgojmë të gjithë njëlloj përballë shqiptarëve. Dhe këtë borxh, duhet ta shlyejmë. Dhe ky është borxh që ka ardhur dita ta shlyejmë.
Reforma në drejtësi është puna më e mirë që mund të bëjmë kundër kastës. Kundër gënjeshtrës, kundër vjedhjes, kundër padrejtësisë, kundër pabarazisë, kundër dënimit të padrejtë, por akoma më shumë kundër padrejtësisë të padënuar kurrë.
Prandaj është drejtësia. Prandaj është reforma nëdrejtësi.
Edhe unë hyj te ata që nuk dua një parlament, as me njerëz që kanë vrarë, e as me njerëz që kanë vjedhur. Askush nuk e do. Askush nga shqiptarët jashtë mureve të kësaj salle nuk e do.
Por unë nuk dua as një parlament ku njerëz që kanë vrarë e kanë vjedhur, nuk janë dënuar kurrë.
Ndaj nuk shqetësohem për ata që do i dënojmë për herë të dytë, për ata që do i dënojmë dy herë. Unëshqetësohem për ata që nuk janë dënuar asnjë herë.
Ndaj dekriminalizmi, po, por reforma në drejtësi, akoma më shumë po! Të dënojmë 2 herë ata që janë dënuar 1 herë, po! Por hajde të dënojmë ata që s’janë dënuar kurrë për atë që kanë bërë, në karrige pushteti ose jo!
Ndaj duhet reforma në drejtësi. Ndaj duhet të mbajmë frymën e të ulim kokën. Mund ta bëni, drejtoni gishtin me sharje akuza, kundër qeverisë, ministrave, deputetëve, mazhorancës, kundër kujtdo! Por hajde ulim kokën dhe u shlyejmë shqiptarëve të vetmin borxh, që kemi akoma mundësi t’ua shlyejmë, reformën në drejtësi!
Ka një shumicë shqiptarësh atje jashtë, që janë shumica dërrmuese, dhe që nuk flasin çdo të enjte siçkemi mundësi tëflasim ne këtu. Porflasin përditë, dhe nuk dëgjohen as në ekranet e televizioneve, dhe flasin për reformën në drejtësi. Flasin për luftën kundër padrejtësisë, flasin për padrejtësinë dhe për nevojën që ka Shqipëria sot, të ndërtojë drejtësi, një shtet të drejtë dhe një shoqëri të drejtë. Dhe këtë mundësi e kemi sot. Këtë borxh kemi ende mundësi ta lajmë sot, duke përfunduar reformën në drejtësi.
Sepse është kjo që çliron edhe ekonominë, edhepronat, edhesipërmarrjen, që mbyt dhe korrupsionin, që mbyt dhe të korruptuarit, që mbyt dhe gojët e atyre që përdorin këtë foltore për të pasur ende imunitet politik, për të mos shkuar te drejtësia.
Dhe ja pse është reforma në drejtësi. Dhe është vetëm kaq, drejtësia. Reforma në drejtësi.
Kështu që hajde flasim më pak dhe punojmë më shumë për të bërë atë që duhet dhe presin shqiptarët sot, reformën në drejtësi.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com