"Ne sot përmbushim një angazhim të qeverisë për të rilindur policinë e shtetit. Siç ju e dini policia e shtetit ka 10 vjet pa Akademi dhe arsim të lartë, prapambetja e policisë së shtetit ka një arsye dhe ka qenë mungesa e arsimimit të përshtatshëm për punonjësit e policisë ashtu siç tashmë është e ditur që ne kemi punonjësit e policisë në nivelin arsimor më të ulët në të gjitha vendet e rajonit dhe gjithë vëndet e Bashkimit Evropian. Ne morëm angazhim që do rikthejmë akademinë e policisë pra arsimimin e lartë për punonjësit e policisë për nivelin e i hetues dhe sot nisim klasën e I të Fakultetit të Policisë"-tha Tahiri
Në auditorët e Akademisë së Sigurisë, me 12 tetor u ulën në 121 studentë që vinin nga rradhët e uniformave blu të Policisë së Shtetit. Dy javë më parë, 820 persona pjesë e strukturës bazë të policisë të cilët kishin mbi tre vite punë, konkuruan për 150 vende në fakultetin e Policisë në Akademi.
Pavarësisht kotës, vetëm 121 konkurentë mundën të hynin për shkak se nuk arritën kufirin minimal të 70 pikëve.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)