Vendimin e gjykatës për të dënuar me burg Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendshëm, është një lajm i mirë për Shqipërinë dhe drejtësinë në vendin tonë. Kështu thotë i ftuar në Report Tv, në 'Studio Live', Namir Lapardhaja, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, por shtoi se është një lajm i keq për Edi Ramën dhe për politikanë të tjerë që kanë mbajtur peng për 30 vite këtë vend.
Për gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, Lapardhaja tha se tashmë Sali Berisha është i ekspozuar ndaj drejtësisë së re, dhe se laku po ngushtohet për frymëzuesin e Foltores.
'Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, por është një lajm i keq për Edi Ramën. Është një lajm i mirë për drejtësinë, por Edi Rama e ka mbrojtur gjatë kohës kur ishte ministër. E rëndësishme është që drejtësia po fillon të funksionojë. Ministri që mbrojti Rama është dënuar me burg. U distancua në fillim, por më pas u mbështet. Në këtë kohë, vjen në një moment që edhe politika nuk e mbron dot. Ky është një lajm i mirë për drejtësinë, të tërheqë këmbën zvarrë për të tjerët.
Fakti që sot është dënuar Tahiri, personi i parë që është i ekspozuar ndaj drejtësisë së re tashmë është frymëzuesi i Foltores, Sali Berisha. Njeriu që është më i pakënaqur dhe më i mërzitur me këtë lajm në politikën shqiptare është Sali Berisha. Fakti që SPAK-u po fillon të funksionojë dhe me mbështetjen e amerikanëve, domethënë që laku po shtrëngohet edhe për Berishën, edhe për Ramën dhe të gjithë politikanët që kanë mbajtur peng këtë vend.'- tha Lapardhaja.