Tajani: Ballkani Perëndimor në BE para vitit 2030

Tajani: Ballkani Perëndimor në BE para vitit 2030

Antonio Tajani dhe Marko Gjuriq

Për Italinë integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian do të ndodhë para vitit 2030. Kështu është shprehur Antonio Tajani në takimin e djeshëm (23 korrik) me homologun e tij serb Marko Gjuriq në Romë.

Antonio Tajani tha se ishte optimist për rrugën e integrimit për shtetet e rajonit.

“Italia i sheh shtetet e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së përpara vitit 2030”, theksoi Tajani.

Në funksion të çuarjes përpara të bashkëpunimit mes vendeve ballkanike, Tajani tha se shumë shpejt do të mbahet edhe një takim tripalësh mes Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë.

“Kemi vendosur që të organizojmë një takim tripalesh mes Italisë, Serbisë e Shqipërisë. Ky për ne do të ishte një zhvillim i rëndësishëm pasi na jep mundësinë për të përforcuar dialogun dhe bashkëpunimin mes shteteve ballkanike”, shtoi ai.

Qëndrim i Romës zyrtare për integrimin e Ballkanit Perëndimor është më i avancuar edhe se ai i shprehur më parë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili një vit më parë bëri thirrje që viti 2030 të caktohet si afati deri kur Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate të jenë të gatshëm për zgjerim.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja