Tajani: Ballkani, prioritet! Nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës e Turqisë

Tajani: Ballkani, prioritet! Nuk mund ta lëmë në dorë të Rusisë, Kinës e Turqisë

Antonio Tajani

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani, gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, tërhoqi vëmendjen tek rajoni. Ai tha se ata nuk mund ta lënë Ballkanin në duart e Rusët, turqisë, sauditëve dhe kinezve, për arsye se "ne kemi nevojë për një prani të madhe industriale në Evropë dhe kjo varet nga vendet e mëdha të industrializuara".

Tajani gjithashtu e konsideroi rajonin si “oborri i pasmë i Europës”, e cila duket se po kthehet në një fushëbeteje për influencë. 

"Zona e Ballkanit është një prioritet për ne. Prania e Italisë dhe Gjermanisë në Ballkan duhet të bëhet pjesa kryesore e veprimit tonë drejt Lindjes. Ne nuk mund ta lëmë Ballkanin në duart e Rusët, turqit, sauditët dhe kinezët. Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për një prani të madhe industriale në Evropë dhe kjo varet nga vendet e mëdha të industrializuara. Ne duhet t'i afrojmë këto vende me Bashkimin Evropian", tha ministri i Jashtëm Antonio Tajani. 

Vëmendjen e shtuar që po merr Ballkani në perëndim e dëshmoi qartë edhe turneu rajonal i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ky turne erdhi pak ditë pas deklaratës së bujshme të presidentit ukrainas , Volodymyr Zelensky, se Rusia po planifikon një luftë në rajon, duke e kthyer atë një Lindje te mesme të dytë, raportojnë mediat italaine.

Stoltenberg u përpoq gjithashtu ta largojë frikën e një skenari të tillë dhe garantoi përkushtimin e aleancës për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani