Itali/ Tajani mbron marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët në Dhomën e Deputetëve: S'krahasohet me atë mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës

Itali/ Tajani mbron marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët në Dhomën e Deputetëve: S'krahasohet me atë mes Britanisë së Madhe dhe Ruandës

Antonio Tajani

Ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka prezantuar sot marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët në Dhomën e ulët të Deputetëve në Itali ku nisi dhe diskutimi për miratimin e saj.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani u shpreh se marrëveshja me Tiranën nuk krahasohet me atë mes Britanisë së Madhe me Ruandën.

‘Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet dy vendeve nuk është i krahasueshëm me marrëveshjen midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Ruandës . Nuk ka kontraktim të jashtëm të menaxhimit të kërkesave për azil në një vend të tretë. Dhe nuk ka asnjë shmangie nga të drejtat e garantuara ndërkombëtarisht’ – theksoi ministri i Jashtëm italian, Tajani.

Protokolli – vijoi Tajani – përcakton se në të dy qendrat e Shëngjinit nuk mund të ketë më shumë se 3000 emigrantë në të njëjtën kohë dhe se emigrantët do të mbërrijnë në portet shqiptare vetëm përmes anijeve të autoriteteve italiane të përfshira në operacionet e shpëtimit.

‘Nuk do të ketë asnjë mundësi që emigrantët të dërgohen në Shqipëri përmes skafeve të kontrabandistëve apo nga anije që menaxhohen nga organizata ndërkombëtare. Emigrantët do të kenë të njëjtin trajtim të parashikuar nga rregulloret italiane dhe evropiane.

"Ne shpresojmë se mund të miratohet brenda një kornize kohore që është në përputhje me urgjencën e trajtimit të menaxhimit të flukseve në rritje të migracionit," tha ai.

Përmes një marrëveshje që mban datën 6 nëntor mes kryeministrit Rama dhe homologes së tij italiane, Meloni, Italia do të transferojë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm që futen në territorin e saj. Sipas memorandumit, Shqipëria do të presë rreth 36 mijë emigrantë në vit.

"Marrëveshja me Shqipërinë nuk pretedohet të jetë një ilaç për zgjidhjen e problemeve por një instrument shtesë për të rregulluar flukset e emigrantëve.Marëveshja është një model jo vetëm për Italinë por dhe për bashkëpunim me vendet e tjera në të ardhmen" tha Tajani.

Rreth 150,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali nga deti deri më tani këtë vit, krahasuar me rreth 94,000 në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit

Tronditet Nju Jorku, burri djeg një grua në metro, ndërron jetë! Policia në kërkim të autorit